Flash

Basha sfidon Berishën: Bëjmë ‘Vetingun’ e politikanëve, të tregojmë kush është peng

Lapsi.al 21 July 2023
Basha sfidon Berishën: Bëjmë ‘Vetingun’ e

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i përgjigjet deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa kujton nismën e tij për vettingun në politikë.

Lexo më tej: Berisha: Basha në mision si peng i vërtetë, Rama ia pret fletën e arrestit kur të dojë 

Ai bëri thirrje që të nisë transparenca për të gjithë ata që sipas tij mbajnë peng Shqipërinë, duke shigjetuar kështu Berishën.

Basha tha se kjo nismë duhet të votohet.

“Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale.

Që t’i japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë.”, shkruan Basha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI