Flash

Ramën e kërkojnë në parlament, ai del xhiro me Ballukun në Vlorë

Lapsi.al 20 July 2023
Ramën e kërkojnë në parlament, ai del xhiro me Ballukun

Normalisht, Edi Rama duhet t'i japër llogari opozitës në parlament për skandalet që kanë përfshirë qeverinë e tij javët e fundit. Sepse vera ka qenë e nxehtë për socialistët, me skandalin e Safet Gjicit, me Rrajat, me arratisjen e Ahmetajt dhe tani me ndërprerjen e fondeve të BE për shkak të korrupsionit.

Kryeministri ka vendosur t'i shmangë sa më shumë temat e nxehta të kësaj vere, prandaj dhe nuk shkoi në parlament ku u zhvillua një seancë kaotike. Në vend të kësaj, Rama serviri një status për veriun e Kosovës, ku duhet thënë se javët e fundit kanë qenë të qeta. Pastaj, në profilin e Ramës në Facebook u transmetuar një video ku ai shfaqet duke bërë xhiro në rrugët e reja të Vlorës.

Nuk dihet nëse Rama është në Vlorë, apo thjesht video është futur në transmetim live për të mbushur boshllëkun që ka lënë kryeministri në përpjekje për të mos folur mbi zullumet e kohëve të fundit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI