Flash

Berisha - Belinda Ballukut: Fatin e Arben Ahmetajt do kesh

Lapsi.al 20 July 2023
Berisha - Belinda Ballukut: Fatin e Arben Ahmetajt do kesh

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar ashpër gjatë fjalës së tij në Kuvend duke akuzuar Belinda Ballukun.

Berisha akuzoi qeverinë Rama se ka vjedhur paratë e qytetarëve shqiptarëve. Gjithashtu denoncoi abuzimet e bëra me qiratë e pasurve publike.

Pjesë nga debati: 

Sali Berisha: Ajo zonja tejkaloi çdo lloj limiti. Abuzim i tmerrshëm me qiratë e pasurive publike, bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes, janë 180 mln euro shpërdorime dhe del flet këtu në këtë mënyrë. Ke lexuar raporte apo jo?

Belinda Balluku: Qiratë me 1 euro i ke shpikur t’i me nismën Shqipëria një euro, madje i vure Shqipërisë një tabelë një euro. Ndaj mos eja këtu të flasësh këtu për këtë. Unë i kam mbijetuar shefit tënd dhe t’i për mua je një biskotë e butë. Nëse t’i ke akuza çojini atje ku duhet ti dërgoni. Drejtohu SPAK-ut por kam frikë se t’i nuk i drejtohesh dot SPAK.

Sali Berisha: E di përse reagoi kjo për Frida Gugalen, reagoi sepse vetë është kryegugale. Kjo është ministrja që ndan ndërtimet për të vjedhur në çdo km. Është ministrja që ndërton me 22-24 mln euro rrugën. Të jesh e bindur ti që fatin e Arben Ahmetaj do të kesh.

Lexo më tej: BIRN: Transaksione zinxhir, si i siguroi dhe mobiloi dy vila luksoze Arben Ahmetaj 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI