Flash

SPAK i dorëzon policisë urdhrin e arrestit për Arben Ahmetajn

Lapsi.al 20 July 2023
SPAK i dorëzon policisë urdhrin e arrestit për Arben Ahmetajn

Disa ditë pasi parlamenti i dha autorizim për arrestimin e ish-zv.kryeministrit, SPAK i ka dorëzuar policisë urdhrin e arrestit për Arben Ahmetajn. Avokati i tij ka thënë se Ahmetaj gjendet në Britaninë e Madhe, ndërsa vetë Ahmetaj ka thënë se nuk mund të kthehet për arsye familjare. Fakti që SPAK ka siguruar urdhrin e arrestit nënkupton se arrestimi tashmë ka marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme.

Ndaj ish zv.kryeministrit, SPAK ka ngritur akuzë për tre vepra penale. Ai akuzohet për korrupsion, fshehja apo mosdeklarim të pasurive dhe pastrim parash.

Mësohet se SPAK i ka kërkuar Policisë informacione rreth vendndodhjes së Ahmetajt. Ai pritet të shpallet së shpejti në kërkim ndërkombëtar. Ahmetaj akuzohet pë “shpërdorim detyre” dhe se ka përfituar fonde nga biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ku si këmbim i ka favorizuar ata në biznesin e tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI