Flash

Italia e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, thërret në takim ministrat e Jashtëm

Lapsi.al 19 July 2023
Italia e shqetësuar për situatën në veri të

Zhvillimet e periudhës së fundit në veriun e Kosovës, e kanë shqetësuar Italianë.

Për këtë arsye, zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thirrur për një takim homologët e tij nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Tajani ka thënë se vendi i tij dëshiron të luajë rol udhëheqës në rajon për të siguruar paqen dhe stabilitetin.

‘Tensionet në veriun e Kosovës dhe në Bosnje e Hercegovinë kërkojnë përpjekje të reja. Italia dëshiron të luajë një rol udhëheqës për të siguruar paqen dhe stabilitetin. Më 27 korrik, do të takohem me ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë në Brindisi.

Propozimi im u mbështet fuqishëm. Dëshirojmë që Korridori 8 të jetë një vetëm vektor i zhvillimit, por edhe i bashkëpunimit politik dhe të sigurisë’, ka thënë zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Kujtojmë se Italia më parë kishte caktuar Francesco Talon, këshilltar i lartë i kryeministres së Italisë për dialogun Kosovë-Serbi.

Të këshilluara

Loewe është marka më IN e momentit

Pozicionet brenda Indeksit Lyst ndryshojnë, i cili në prill e vendosi Prada-n si të parën në renditje midis markave më të IN të momentit. Tani, periudha TM2 202...

13:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI