Flash

Taulant Balla i "merr fytyrën" Bledi Çuçit: S'ka paguar gjobat e makinës së tij

Lapsi.al 18 July 2023
Taulant Balla i "merr fytyrën" Bledi Çuçit:

Taulant Balla thotë se paraardhësi i tij Bledi Çuçi nuk ka paguar gjobat e policisë rrugore për automjetin me të cilin ai lëvizte. Përmes një deklarate, Balla shpreh shqetësimin se kjo ka qenë toleruar nga Policia e Shtetit dhe se tani s'duhet të ndodhë më. Deklarata e tij më shumë sesa shqetësim për cështjen e gjobave, ngjan të jetë si një akt për t'i "marrë fytyrën" paraardhësit e tij në krye të Ministrisë së Brendshme.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Sot i kam tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit për lejimin e akumulimit të gjobave për shkeljet e rregullave të qarkullimit nga ana e automjetit të Ministrit të Brendshëm!

Standarti i vendosur nga kryeministri Rama qysh në ditën e parë të marrjes së detyrës nga ana e tij, ka qenë i qartë. Eskorta e kryeministrit e para dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve e me radhë, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën. Ai standart i dha fund spektakleve prej të fortësh në rrugët e Tiranës mëngjes, drekë, darkë me sirena e me kapërcime semaforësh, të kategorive të lartpërmendura.

Eshtë për të ardhur keq, sepse përveç të tjerash ministrat nuk i drejtojnë makinat vetë dhe s’ka pse emrat e tyre të përfliten nëpër portale apo tv (siç ndodhi sot me paraardhësin tim që sapo la detyrën) për shkak se Policia e Shtetit nuk ekzekuton vendimet e gjobave përkatëse!

Uroj që kjo kujtesë t’u shërbejë të gjithëve për të bërë detyrën e tyre sipas ligjit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI