Flash

Manipulimi/ Dy vite gënjeshtra për inceneratorin e Fierit

Lapsi.al 18 July 2023
Manipulimi/ Dy vite gënjeshtra për inceneratorin e Fierit
Edi Rama prej dy vitesh pretendon se inceneratori i Fierit funksionon. Por e vërteta është krejt ndryshe. Më gjashtë prill të vitit 2021, rreth tre javë para zgjedhjeve Rama vizitoi inceneratorin. Pas një turi të gjatë brenda dhe jashtë inceneratorit, kryeministrit iu premtua se brenda atij muaji impianti i përpunimit të mbetjeve do të niste punën. Rama nuk humbi rastin të akuzonte ata që e shigjetonin ndërtimin e inceneratorëve si aferë korruptive. "Punët e mira shahen" - tha kryeministri. Rama mbajti të njëjtin qëndrim në një takim në tetor të vitit 2022 në qytetin e Fierit. Kryeministri deklaroi se mali me mbetje nuk ndodhej më aty. Përkundrazi, Fieri tashmë kishte një incenerator. Dhe se nuk mund të baltosej një projekt i tillë pasi disa persona të përfshirë kishin parë edhe xhepin përveç punës. Por si qëndron e vërteta?

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Një vizitë që Lapsi.al zhvilloi në inceneratorin e Fierit në korrik të vitit 2023 zbulon një situatë tjetër. Inceneratori nuk punon. Plehrat janë grumbull. Situata është njësoj si më përpara. Mali me plehra nuk ka shkuar asgjëkundi. Inceneratorët nuk prodhojnë energji dhe nuk djegin mbetje. Përkundrazi djegin karriera politikanësh dhe prodhojnë urdhër-arreste. Kujtojmë se ish-deputeti Alqi Bllako ndodhet në arrest me burg, sikurse edhe ish-ministri i qeverisë Rama, Lefter Koka. Ndërsa ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në arrati. Inceneratori i Fierit nuk punon. As i Elbasanit. Ndërsa ai i Tiranës nuk ka filluar të ndërtohet. Pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë në kërkim. Megjithatë ata vazhdojnë të marrin miliona nga shteti shqiptar. ©LAPSI.AL  Lexo më tej: Inceneratorët/ Si u shurdhua Rama nga 6 vjet denoncime 

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Vaqarr, ku ka humbur jetën drejtuesi i një motori. 22-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor, ndërkohë që një automjet i ci...

19:49

Veçoria e re e Iphone 15

iPhone 15 i ardhshëm i Apple mund të shfaqë një dizajn të ri baterish që përdoret zakonisht në automjetet elektrike, sugjeron një raport i ri. Modelet e reja...

17:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI