Flash

Makth për shoferët, gjoba për përdoruesit e monopatinave

Lapsi.al 18 July 2023
Makth për shoferët, gjoba për përdoruesit e monopatinave

Monopatinat janë të kthyer në një rrezik për qytetarët dhe automjetet në Tiranë. Për të ulur këtë rrezik, Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një fushatë sensibilizuese për përdoruesit e monopatinave, biçikletave, motomjeteve, por edhe për këmbësorët të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës prej kohësh vijon të bëjë një monitorim të imtësishëm në akset rrugore të kryeqytetit, ku së fundmi ka nisur të vendosë edhe gjoba ndaj përdoruesve të monopatinave të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe në disa raste bëhen edhe pengesë dhe burim aksidentesh për drejtuesit e mjeteve.

Siç duket edhe nga pamjet, disa drejtues të monopatinave nuk respektojnë lëvizjet horizontale dhe vertikale në rrugët e kryeqytetit dhe lëvizin në mes të rrugës duke bërë manovra të gabuara të cilat i vënë në rrezik. Pas konstatimit nga policia, janë ndëshkuar edhe me masë administrative.

Po ashtu Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me gjoba edhe këmbësorët që kalojnë rrugën në bordura dhe nuk kalojnë në vizat e bardha dhe bëhen burim aksidentesh.

Shumë qytetarë kanë zgjedhur të lëvizin me monopatina elektronike për të kursyer apo për të shmangur trafikun, megjithatë kjo ka nxjerrë në pah shumë rreziqe dhe për këtë arsye ka nisur edhe vendosja e gjobave.

E gjithë kjo nismë është për disiplinimin e përdoruesve të rrugës, të cilët duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore, horizontale dhe vertikale.

Shpesh herë më të penalizuarit kanë qenë drejtuesit e mjeteve. Ndërkohë kjo lloj balancë dhe ndëshkimi do të jetë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI