Flash

Lubonja: Edi Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit!

Lapsi.al 18 July 2023
Lubonja: Edi Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit!

Duke komentuar hapat e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, analisti Fatos Lubonja thotë se Edi Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit. Sipas tij, shkaqet që çuan në lëshimin e Ahmetajt nga Rama ishte prishja e pazareve në nivelet e larta të qeverisë.

“Rama kishte një vit që e kishte lëshuar politikisht Ahmetajn. Dihet se shkaqet mund të jenë dy, të lidhur me njëri-tjetrin. Zhurma e inceneratorëve dhe lidhjet e Ahmetajt me Zoton e Mërtirin. Shkaku i dytë është se Ahmetaj u lëshua sepse Rama donte ta lëshonte për prishje të pazareve dhe ai ka çuar të dhënat aty nga ku doli ngjarja. Fakti është që pasi fillon hetimi i Ahmetajt nga SPAK, me vonesë dhe në mënyrë të çuditshme, duke mbajtur erë hakmarrjeje nga Rama.

Ndodhi diçka tjetër dhe në hetimet e SPAK, ku del sesi kartat e kreditit të Zotos e Mërtirit janë përdorur për udhëtime të Ahmetajt, rinovime shtëpie, etj. Këto janë paratë e Ahmetajt në një farë kuptimi. Në këtë histori del se në vitin 2020 ka ndodhur një sherr mes Zotos dhe Ahmetajt. Ajo që del në tërësi është se ka një skemë të filluar që kur kanë ardhur në pushtet socialistët, se si do tërhiqen para publike për t’iu dhënë këtyre personave dhe për t’u shpërndarë për të paguar fushata elektorale, media, njerëz, etj.

Këtu ka një zullum të trashur dhe vetvetiu do këputet. Edi Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit. Këto i kemi ditur që në fillim, kur Ahmetaj u vendos ministër Financash. Ai u vendos për të vazhduar punët e këtyre.

Nuk kam pikë dyshimi nga ajo që njoh se edhe afera e portit të Durrësit është e ngjashme me inceneratorët. A ka apo jo prova nuk e di, por të gjithë janë bashkëpunëtorë që mbajnë njëri-tjetrin. Po të ishin parti normale do dilnin kundër fajtorëve për të mbrojtur të ardhmen politike të tyre, por këta i bëjnë të gjitha bashkë. Në krye mbetet sërish Rama”, u shpreh Lubonja në një intervistë për News24.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI