Flash

Dako kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Apeli e lë në burg

Lapsi.al 18 July 2023
Dako kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Apeli e lë
Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako ndonëse ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO-së e ka lënë në burg. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se vendimi u dha në seancën e sotme gjyqësore. Kujtojmë se Dako ndodhet në burg, ndërsa akuzohet se në bashkëpunim me ish-zyrtarë të tjerë “kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar”. Shikoni këtë koment të përgatitur nga Andi Bushati për arrestimin e Vangjush Dakos: 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Po kështu sipas SPAK, ish-kryebashkiaku së bashku me drejtorin e firmës së ndërtimit, arkitekten dhe topografët kanë shpërdoruar detyrën, ku citohet se këta të fundit “nuk kanë pasqyruar në dokumentacionin tekniko-ligjor, të objektit të vërtetën në lidhje me kohën kur janë bërë punimet dhe është realizuar ndërtimi, duke bërë që këto akte të jenë të falsifikuara në përmbajtje”. Për sa i takon tenderit për shëtitoren në Durrës, SPAK thotë se tarifa e studimit dhe vlera e fondit limit, është llogaritur dhjetë herë më e lartë se sa duhet të ishte, sipas kritereve të Vendimit të Këshillit të Ministrave. Shikoni këtë material të pe4rgatitur nga gazetari Dorian Kodra për prangosjen e Vangjush Dakos: 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Vaqarr, ku ka humbur jetën drejtuesi i një motori. 22-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor, ndërkohë që një automjet i ci...

19:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI