Flash

Refuzimi i dytë/ Takim i pamundur mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit

Lapsi.al 17 July 2023
Refuzimi i dytë/ Takim i pamundur mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit

Mungesa e Albin Kurtit në takimin informal të kryeministrave të rajonit në Tiranë është tregues se Rama e ka djegur shansin për të qenë mediator mes Kosovës dhe Serbisë. Të qënit palë me Vuçiçin në disa projekte të përbashkëta, që nga korrigjimi i kufijve e deri tek Ballkani i Hapur, e veshi kryeministrin e Shqipërisë me kostumin e politikanit kozmopolit, që i tejkalonte me lehtësi inatet e vjetra ballkanike. Por qëndrimet ekstreme kundër Kurtit duket se po i kushtojnë shumë.

Sa herë i është dhënë rasti për ta sulmuar Kurtin, Rama nuk i ka matur fjalët. S’ka rëndësi nëse ishte përkrah presidentit serb Aleksandër Vuçiç; s’ka rëndësi nëse i lëshonte akuzat nga Tirana, Beogradi, Shkupi, Ohri, Podgorica apo Prishtina; s’ka pasur rëndësi nëse i dilte kundër Kurtit nga mediat shqiptare apo ato të huaja. Herë me cinizëm për kryekomunarët e ngujuar në veri të Kosovës, herë me akuza për refuzimin e Ballkanit të Hapur, herë duke e fajësuar për dështimin e dialogut me Vuçiçin në Bruksel apo duke ia anuluar mbledhjet e përbashkëta të qeverive, Rama e çoi marrëdhënien me Kurtin në pikën më të ulët të mundshme.

Kjo e kësaj të hëne në Tiranë, është ftesa e dytë që merr përgjigje negative nga Kurti, i cili u shfaq në një simpozium në Kretë. Nga qeveria e Kosovës thanë se këtë takim, Kurti e kishte planifikuar prej muajsh.

Refuzimi i parë ishte në Prishtinë në fillim të këtij muaji. Preteksti për t’u takuar ishte i njëjtë, një bisedë paraprake për Procesin e Berlinit, që mblidhet në një samit në Tetor, në Tiranë.

“Procesi i Berlinit samitin e radhës në Tiranë e ka në mes të muajit tetor, tash jemi në fillim të korrikut, nuk është as mes muajit gusht, as shtator, por tetor, shumë mirë që bëhen këto përgatitje kaq herët...” – ishte përgjigjia që mori nga Kurti.

Lexo edhe: Rama: Albinin e kam mik, por kryeministrin e Kosovës nuk e mirëkuptoj

Edhe një muaj më vonë, kryeministri i Kosovës nuk e ka parë të arsyeshme të ishte prezent në takimin e thirrur nga Rama. I refuzuar për herë të dytë, Rama po sheh t’i zhbëhet roli i negociatorit mes atyre që i quan njësoj “koka të nxehta”.

Prandaj ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë ai i mati fjalët. “Ishin të gjithë të ftuar. Kush deshi erdhi, kush nuk mundi s’erdhi” tha para gazetarëve, duke e justifikuar mungesën e homologut të Kosovës, që e kërkon, por nuk e gjen prej muajsh./Lapsi.al

Të këshilluara

Zvetënimi dhe mjerimi i Partisë Socialiste

Seanca e sotme e Kuvendit, shpërfaqi mjerimin dhe turpin që ka kapluar gjithë Partinë Socialiste, ku pas 10 viteve në pushtet, ajo është kërrusur nga pesha e sk...

14:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI