Flash

Tiranë/ Degjeneron konflikti, 48-vjeçarja plagoset me thikë

Lapsi.al 16 July 2023
Tiranë/ Degjeneron konflikti, 48-vjeçarja plagoset me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 48-vjeçare është plagosur me thikë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Kamber Shevroja” në kryeqytet.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me inicialet M. B., 69 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen me inicialet V. A. Të njëjtat burime sqarojnë se autori i dyshuar është arrestuar.

Detaje nga policia: 

Goditi me mjet prerës thikë një shtetase, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar. Sekuestrohet mjeti prerës thikë, të cilën autori e përdori gjatë ngjarjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kamber Shevroja”, shtetasi M. B., 69 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen V. A., 48 vjeçe, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta policore shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe shoqëruan në komisariat autorin e dyshuar shtetasin M. B., 69 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës thikë që autori e përdori gjatë ngjarjes. Shtetasja V. A., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Sillet në Shqipëri zemra e Saimir Sulës

Zemra e Saimir Sulës, 31-vjeçarit shqiptar që u soll i pajetë, pa zemër në Shqipëri është sjellë ditën e sotme në vendin tonë. Lajmi është bërë me dije nga M...

13:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI