Flash

"Çmendet" shoferi, ndalohet me shpejtësi 205 km/h në Rrugën e Kombit

Lapsi.al 15 July 2023
"Çmendet" shoferi, ndalohet me shpejtësi 205 km/h në

Policia Rrugore/Mos shpejtoni të arrini detin, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin!

Qarkulloi me shpejtësi 205 km/orë, në Rrugën e Kombit, konstatohet nga mjetet inteligjente të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, si dhe ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë të rinj dhe me masë plotësuese, drejtuesi i një automjeti tip “Audi A8”.

Gjatë 2 javëve të para të muajit korrik, shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, të pajisura me mjete logjistike bashkëkohore, ndëshkuan 144 shtetas që drejtonin automjetin përkatës, me shpejtësi nga 150 km/orë deri në 205 km/orë, prej tyre:

-135 shtetas kosovarë u ndëshkuan me masë administrative sa dyfishi i masës administrative që parashikon Kodi Rrugor;

-9 shtetasve shqiptarë iu është pezulluar leja e drejtimit për periudha nga 3 deri në 12 muaj, si dhe iu janë zbritur nga 5 deri në 8 pikë nga leja përkatëse e drejtimit.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, 70 automjete janë shpallur “Alert”, pasi qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, në tunelin e Kalimashit.

Në fundjavë, në çdo aks ka radarë.

Udhëto me jetën në mendje! Destinacioni pret.

Nëse konsumon pije alkoolike gjatë fundjavës, mos drejto automjetin, por përdor mjetet e transportit publik!

Hiq celularin nga dora!

Shto vigjilencën! Policia qendron në rrugë për të të këshilluar dhe për të të ndihmuar. Qëllimi i vetëm i Policisë Rrugore, mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të përdoruesve të rrugës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI