Flash

Vranë bashkëatdhetarin për një përplasje makine, dënohen 2 shqiptarët në Angli

Lapsi.al 14 July 2023
Vranë bashkëatdhetarin për një përplasje makine,

2 shqiptarë janë dënuar nga drejtësia britanike për vrasjen e një bashkatdhetari të therur me thikë pas një sherri në rrugë. Armend Xhika vdiq pasi dy grupe organizuan një takim në Sheffield më 13 maj 2021. Pamjet e kamerave të sigurisë treguan se si Xhika bie në dysheme pasi u godit me thikë në gjoks. Ai u dërgua në spital me makinë ku më pas ndërroi jetë. Marsid Senia, 25 vjeç dhe Mentor Selmani, 28 vjeç, u shpallën fajtorë për vrasjen e tij nga pakujdesia nga Gjykata e Sheffield Crown.

Policia tha se takimi ishte për të zgjidhur një mosmarrëveshje midis dy grupeve pas një aksidenti automobilistik për të cilin fajësohej Xhika. Ai mori një plagë 10 cm të thellë me thikë në gjoks e cila i preku zemrën si dhe 4 plagë të tjera në qafë dhe në trup. Dy nga miqtë e tij u goditën gjithashtu me thikë në incidentin që ndodhi në rrugën Earl Marshall. Senia dhe Selmani, pa adresë fikse, u lanë në paraburgim dhe do të paraqiten para Gjykatës së Sheffield Crown për caktimin e dënimit në një datë të mëvonshme.

Dyshja u dënuan gjithashtu në një gjyq të mëparshëm për sulm ndaj anëtarëve të tjerë të grupit të njëjtën mbrëmje. “Armendi humbi jetën në duart e të tjerëve për dëmtimin e një automjeti. Ai nuk do të kishte vdekur nëse personat e përfshirë në vdekjen e tij nuk do të kishin për qëllim t'i shkaktonin dëm dhe të merrnin 'drejtësinë' e tyre për një pasuri materiale. Krimi me thikë shkatërron jetë.

Dhimbja dhe trauma e humbjes së një njeriu të dashur nga krimi me thikë nuk largohet kurrë dhe familja e Armendit tani duhet të përballet me të jetuarin pa të dashurin e tyre për shkak të vendimit të të pandehurve për t'u armatosur me thika" – tha inspektori Simon Cartwright para gjykatës. Polici tha se ishte ende në kërkim të 2 personave të tjerë në lidhje me vdekjen e Xhikës, vëllezërit Eljaso dhe Mateo Cela, 28 dhe 26 vjeç. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="976"]Armend Xhika Armend Xhika[/caption]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI