Flash

Rama ‘thyen’ heshtjen pas vendimit për arrestimin e Ben Ahmetajt: Test për ne!

Lapsi.al 14 July 2023
Rama ‘thyen’ heshtjen pas vendimit për arrestimin e Ben

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen në lidhje me kërkesën për arrestim të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Në një live në Facebook, Rama ka deklaruar se ky arrestim ishte test për këtë qeveri dhe për reformën në drejtësi. Po ashtu Rama ka deklaruar se rasti i fundit që është dënuar gjatë 31 viteve drejtësi, është Fatos Nano.

"Sot votuam kërkesën e SPAK për të autorizuar arrestimin e një deputeti, ka mbuluar detyra të rëndësishme. Ky zyrtar i lartë ishte një tjetër test për ne, si nismëtarët e Reformës në Drejtësi. E kam kërkuar me shumë ngulm këtë reformë, e kam menduar shumë mirë dhe kam folur për atë që kam menduar. Ne i hymë detit në këmbë për të nxjerrë matanë Reformën në Drejtësi. Fatos Nano ishte rasti i fundit i persekutimit që nga koha e para mbretërisë dhe deri shumë vonë. Kur kam thënë se duam një reformë të re dhe të ndershme në hetime dhe gjykimeve, nuk kam qenë vetëm lideri i opozitës por edhe kryeministri i Shqipërisë. Nuk kam folur për të qenë në rregull si paraardhësit e mi. Jam përpjekur për ta miratuar edhe me koston e prishjes së koalicionit. Nuk jam përpjekur thjeshtë për ata që dje në qeveri baltosën sa mundën. E kam pasur edhe për nivelin e lartë të qeverisjes sonë. Këtë mision ma kanë besuar shqiptarët." tha Rama.

Të këshilluara

Grevë në Hollywood

Shoqata e Aktorëve të Ekranit me qendër në Los Anxhelos ka hyrë zyrtarisht në grevë, duke shënuar fillimin e mbylljes më të madhe që Hollyvood-i ka parë 40 vjet...

14:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI