Flash

183 shezlongë dhe çadra pa leje në plazhin Rinia/ Nën hetim dy administratorë

Lapsi.al 14 July 2023
183 shezlongë dhe çadra pa leje në plazhin Rinia/ Nën

Policia ka sekuestruar 183 shezlongë dhe çadra që ishin vënë pa leje në plazhin Rinia nëDurrës. Në kuadër të operacionit "Plazh i lirë", policia ka evidentuar që dy subjekte kishin vendosur në hapësirën e plazhit çadra dhe shezlongë pa leje.

Për këtë arsye, ka nisur hetimi për dy administratorët E. B., 35 vjeç, pasi kishte vendosur 42 shezlongë dhe 21 çadra, si edhe F. Gj., 46 vjeç, pasi kishte vendosur 80 shezlongë dhe 40 çadra. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale për veprën penale “Pushtimi i tokës".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI