Flash

"Zhgënjyese!", BE reagon për dhunën në Kuvendin e Kosovës

Lapsi.al 13 July 2023
"Zhgënjyese!", BE reagon për dhunën në Kuvendin e

Bashkimi Evropian e ka quajtur zhgënjyese dhunën e sotme në Kuvendin e Kosovës. Zyra e BE në Kosovë ka reaguar për tensionet e sotme në Kuvendin kosovar, duke i quajtur zhgënjyese skenat e dhunës.

”Skena zhgënjyese dhune shihen sot në Kuvend. Kuvendi nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozimet dhe politikat në mënyrë demokratike. Diskursi dhe shkëmbimi i ideve janë bazat themelore të një demokracie”, thuhej në reagimin e zyrës së BE.

Tensione të forta ka patur këtë të enjte në Parlamentin e Kosovës, ku teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalën, deputetët e Partisë Demokratike kanë goditur me grusht kreun e qeverisë dhe ministrin Hekuran Murati.

Më pas, pas një shkëputje prej 2 orësh seanca filloi sërish, por deputetët e PDK kanë bllokuar foltoren duke krijuar tensione të cilat kanë përfunduar në dhunë fizike. Deputetja e AAK ka goditur me shishe uji kryetarin e Kuvendit, Glauk Konfjuca. Truprojat kanë ndërhyrë për të ulur tensionet mes palëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI