Flash

Sherri në Kuvend/ Prokuroria e Kosovës thërret deputetin Mërgim Lushtaku

Lapsi.al 13 July 2023
Sherri në Kuvend/ Prokuroria e Kosovës thërret deputetin

Prokuroria e Kosovës ka thirrur për ta marrë në pyetje deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku. Ai u përfshi në një përleshje në Kuvendin e Kosovës këtë të enjte me ministra të qeverisë “Kurti”. Vetë Lushtaku tha për mediat se do të padisë ministrat Hekuran Murati, Albulena Haxhiu dhe Besnik Bislimi për sulm ndaj tij.

Lushtaku tha se veprimet e tij ishin një reagim ndaj qeverisë që bashkëpunon me kriminel si Milan Radojiçiç. Ai mohoi të jetë ai iniciuesi i dhunës dhe akuzoi zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi si shkaktar duke cenuar fjalën e lirë. Ndërsa spërkatjen me ujë të kryeministrit Kurti, Lushtaku e cilësoi si “freskim” të qeverisë.

“Edhe nëse më vrasin, kam me qëndru i fortë, qysh ka qëndru familja ime në kohën më të vështirë ndaj okupatorit serb. Edhe pse mundohen me na e ndalë fjalën e lirë, ata kurrë nuk do të munden me na ndalë. Sepse të gjithë dëshmorët e kombit janë sakrifikuar për këtë liri. Si aksion politik që pati PDK me paraqitjen e pankartave, se kjo Qeveri është “Zdravo”, e në këtë frymë nuk e kemi prit që një zëvendëskryeministër të dhunojë demokracinë”, - tha ai. Lushtaku tha se veprimet e tij erdhën pas goditjes me shishe nga zëvendëskryeministri Bislimi.

“Unë duke parë të gjitha këto sulme drejt meje dhe kolegëve të mi, ku një shishe e mbushur me ujë më është gjuajtur mua nga zëvendëskryeministri Bislimi, ku edhe ministrja Haxhiu erdhi më shtyu dhe ministri Murati kishte një mjet të fortë, e natyrshëm edhe unë kam reagu”, - tha ai.

Fillimisht, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pasi ai largoi dhe grisi nga foltorja një foto-montazh të kryeministrit me hundë të zgjatur që opozita ia kishte vendosur aty. Lushtaku hodhi ujë edhe ndaj kryeministrit Albin Kurti i cili ishte duke folur në foltoren e parlamentit.

Më pas, ministri Hekuran Murati, doli në mbrojtje të kryeministrit Kurti, ndërsa zëvendëskryeministri Bislimi hodhi një shishe plastike në drejtim të Lushtakut. Pastaj, situata u agravua me një përleshje mes deputetëve të PDK me ministrin e Financave, Hekuran Murati, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar. Është dashur thirrja e policisë nga ana e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca që të bëhet qetësimi i situatës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

I nxehti ekstrem, Greqia miraton disa masa

Greqi ka marrë një sërë masash për të parandaluar efektet negative tek shëndeti i qytetarëve i nxehti përvëlues që ka prekur Europën por jo vetëm. Mediat greke ...

20:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI