Flash

I nxehti ekstrem, Greqia miraton disa masa

Lapsi.al 13 July 2023
I nxehti ekstrem, Greqia miraton disa masa

Greqi ka marrë një sërë masash për të parandaluar efektet negative tek shëndeti i qytetarëve i nxehti përvëlues që ka prekur Europën por jo vetëm. Mediat greke bëjnë më dije se ministria e punës ka dhënë urdhër për respektimin e këtyre masave në mënyrë që të përballohet i nxehti në disa institucione.

Këtyre për nesër, e premte, 14 korrik iu shtohet edhe pezullimi i funksionimit të zyrave të hipotekës, shtyrja e provimeve për patentë shofer dhe pezullimi i detyrueshëm i dërgesave nga ora 12 deri në 5 pasdite.

– Pezullimi i detyrueshëm i punës në zonat ku rreziku i stresit të nxehtësisë bëhet jashtëzakonisht i lartë gjatë periudhës 12:00 – 17:00.

– Sigurimi i punës në distancë me sistemin e telepunës për punëtorët e sektorit privat që bëjnë pjesë në grupe me rrezikshmëri të lartë.

– Masat për organizimin e orarit të punës dhe lehtësimin e punonjësve gjatë çdo ndryshimi të kohës së mbërritjes dhe largimit të tyre nga puna.

– Masat teknike dhe organizative për parandalimin e stresit termik të punëtorëve.

– Dispozita të veçanta për punën në natyrë dhe sigurimin e pajisjeve mbrojtëse personale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI