Flash

Berisha: Pse e çoi Edi Rama në ekzil Arben Ahmetajn!

Lapsi.al 13 July 2023
Berisha: Pse e çoi Edi Rama në ekzil Arben Ahmetajn!

Sali Berisha thotë se Arben Ahmetaj është arratisur me leje. Kreu i demokratëve, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar tregoi se Ahmetaj është lejuar të largohet sepse nëse do të pyetej për inceneratorët do të përsëriste të njëjtën fjali "Pyesni Edi Ramën". Pikërisht se do të thoshte këtë, Ahmetaj ka përfituar edhe arratisjen jashtë vendit, sipas Berishës.

"Vetë fakti që Arben Ahmetaj ia mbathi, do të thotë se Edi Rama e çoi në ekzil. Pse them se e çoi në ekzil? Në pamjë të parë duket paradoks se edhe i hapi dosjen dhe e çoi në ekzil. Por e çoi në ekzil sepse Arben Ahmetaj në çdo pyetje publike, do të thoshte pyeteni Edi Ramën.

Këtë ai do të thoshte, kjo nuk e justifikonte se ka kryer çdo veprim që nuk duhej ta kryente. Por ai do bënte këtë.

Pse them se e arratisi Edi Rama? Katër orë përpara se shkresa të dalë nga prokuroria, është informuar Arben Ahmetaj dhe është gjetur në Kakavijë dhe është vërsulur direkt në Kakavijë. Ka prerë një biletë gjoja për Itali për të dezinformuar dhe ia ka mbathur në Kakavijë.

Arben Ahmetaj thuhet se po negocion me Ramën sepse arratisja e tij i ka dhënë një goditje të tmerrshme kësaj organizate kriminale. Dje, avoketërit e tij, të cilët dihen lidhjet e tyre me partinë, thanë se ka një hall familjar. Nuk e thanë pardje këtë. Dmth me Ramën po negociohet rikthimi i tij, nëse Rama i plotëson kushtet.

Unë përgëzoj deputetët e opozitës që kanë votuar që dje. Shtyrja që u bë, çfarë nevojë kishte për këtë? Socialistët me urdhër të Ramës kërkuan shtyrjen në mënyrën që t’i japin kohë negociatës me Ahmetajn. Të gjitha këto janë histori krimi, histori turpi" tha Berisha.

https://www.youtube.com/watch?v=Cv8kDws7KvU&ab_channel=SaliBerisha

Sipas Berishës, Ahmetaj është i specializuar për të vjedhur shtetin dhe është një nga hajdutët më të mëdhenj të historisë së shtetit shqiptar.

"Ai është hajduti më i specializuar për të vjedhur shtetin në historinë e shtetit shqiptar. Më i madhi është Edi Rama, por aftësitë e tij profesionale si hajdut janë të pakufishme dhe kjo është absolutisht e njohur" tha Berisha për Ahmetajn.

Të këshilluara

Rezolutë në PE për lirimin e Fredi Belerit

Shqipëria është nën presion edhe nga Parlamenti Europian, për të liruar Fredi Belerin. Mediet greke shkruajnë se Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë që...

20:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI