Flash

Afera Ahmetaj, "bëhet i gjallë" Lulzim Basha: Drejtësia të shkojë te Rama

Lapsi.al 13 July 2023
Afera Ahmetaj, "bëhet i gjallë" Lulzim Basha: Drejtësia

Për aferën e inceneratorëve dhe kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt ka reaguar edhe Lulzim Basha. Përmes një postimi ai thotë se kjo qeveri merr vendime për interesat kriminale të vetëm një klani. Basha flet për atë që e quan "Aleanca Qytetare për Demokracinë"

Postimi i plotë:

Për Shqipërinë sot është më imediate se kurrë pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste.

Dosja e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, tregoi se si kjo qeveri miraton ligje e ndërmerr vendime vetëm për interesat kriminale të një klani.

Drejtësia duhet të shkojë deri në fund, deri tek Edi Rama, njeriu që mban lidhjet e krimit dhe korrupsionit, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin!

Parlamenti duhet t’i hap rrugë pa humbur kohë vetting-ut dhe kontrollit të imtësishëm të pasurive dhe lidhjeve kriminale.

Aleanca Qytetare për Demokracinë do të jetë koalicioni ynë për të pastruar politikën e për të mundësuar vetting-un e politikanëve, listat 100% të hapura, votën e diasporës, kufizimin e mandateteve, rritjen e mekanizmave të kontrollit të qeverisë nga Parlamenti.

Partia Demokratike do t’i nënshtrohet një procesi të thellë rinovimi dhe hapje ndaj profesionistëve dhe intelektualëve që ndajnë vlerat dhe vizionin tonë për një Shqipëri më të mirë.

Me demokratët që ishin në ballë të qëndresës anti-komuniste, me të persekutuarit dhe pronarët, me kontribuesit e pas vitit ’90, me burrat dhe gratë që sakrifikojnë prej dekadash, me të rinj e të reja nga brenda dhe jashtë vendit, Partia Demokratike do të formësojë alternativën që presin shqiptarët.

Sot është koha e bashkimit të energjive, forcave, kapitaleve njerëzore e politike për t’i dhënë fund tranzicionit!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI