Flash

Albin Kurti i tha "Po" BE-së. A do ndërpriten sanksionet?

Lapsi.al 12 July 2023
Albin Kurti i tha "Po" BE-së. A do ndërpriten sanksionet?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti 'është tërhequr" duke pranuar kushtet e Brukselit për shtensionimin e situatës në veri të vedndit, por ai ka kërkuar menjëherë pas kësaj, heqjen e sanksioneve që Bashkimi Evropian vuri pas përleshjeve mes trupave të policisë me bandat rebele të minoritetit serb.

Sipas marëveshjes të arritur të martën në darkë në Bratislavë, mes ndërmjetësuesit të dialogut, Mirosllav Lajçak dhe zv kryeministrit Besnik Bislimi, qeveria e Kosovës ka rënë darkord të reduktojë prezencën policore në katër komunat me shumicë serbe me 25%, aksionet policore ti bëjë në bashkërenditje me trupat ndërkombëtare të KFOR, të mbajtë zgjedhje të parakohshme në këto katër komuna që u shndërruan në mollë sheri, të bëjë thirrje piblike për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve dhe ti organizojë ato.

Komenti nga Andi Bushati ne Lapsi Videos

Per me shume video beji like Lapsi Videos

Pala kosovare organizoi zgjedhje edhe në 23 prillin e shkuar, madje e shtyu edhe njëherë datën e tyre me rekomandimet e ndërkombëtarëve, por partitë e minoritetit serb, nën dirigjimin e Beogradit i bojkotuan ato për të mbajtur gjendje tensioni dhe krize. Kjo solli që në komunat me shumicë serbe të fitonin kryetarë shqiptarë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potokut. Ata hynë në ndërtesat komunale nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës, gjë që shkaktoi dhe përplasje me bandat e dhunshme serbe. Që nga muaji maj Bashkimi Evropian paraqititi disa kërkesa për uljen e tensioneve në veri dhe si shkak i mungesës së fleksibilitetit në zbatimin e tyre nga qeveria Kurti, Brukseli vendosi sanksionet ndaj Kosovës.

Ato përfshinin: ndërprerjen e punës së grupeve që çonin përpara Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ndërprerjen e takimeve të nivelit të lartë dhe të vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si dhe ndihmën e findeve nga BE. 

Tani kur qeveria e Prishtinës ra dakord me BE-në për plotësimin e kushteve, Kryeministri Kurti ka kërkuar edhe zbrapsjen e sanksioneve që ai i emërton me një ter më të butë: "masa". “Të dyja palët [Kosova dhe Serbia] duhet të kenë mundësinë të negociojnë nga pozicione të barabarta, gjë që është cenuar prej vendosjes së masave të përkohshme kundër Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian”, tha ai të mërkurën gjatë një mbledhjej qeverie duke nënvizuar se mbajtja e tyre e bën dialogun asimetrik.

Megjithëatë ka pak gjasa që kjo dëshirë e Kurtit të realizohet.

Së pari sepse presidenti serb Vuçiç i ka etiketuar si qesharake këto lëshime nga Kosova. “Shtensionimi është kur tërheqin 25 për qind të diçkaje? Një Zot e di se çfarë do të thotë kjo, por ata po kërkojnë një arsye të mjaftueshme për të fajësuar Serbinë”, tha Vuçiç, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për të zvogëluar praninë policore në veri të vendit.

Komenti / Zbori total i Albinit 

Së dyti, sepse nëdërkombëtarët do të duan me çdo kusht ta mbajnë presionin përmes sanksioneve ndaj Kosovës derisa të zgjidhet çështja e themelimit të asocacionit të komunave me shumicë serbe. Krijimi i tij është një nga pikat e marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që u arrit në Bruksel më 27 shkurt dhe më 18 mars në Ohër, ku u ra dakord edhe për Aneksin e zbatimit të saj.

Marrëveshja, prej 11 nenesh, kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Dokumenti kërkon nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. E pikërisht për këtë pikë që Serbia dhe negociatorët ndërkombëtarë e vendosin në plan të parë, Albin Kurti këmbëngul se “zbatimi i neneve të marrëveshjes nuk mund të kushtëzohet”. 

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI