Flash

Washington Post shkruan për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt

Lapsi.al 11 July 2023
Washington Post shkruan për kërkesën e SPAK për arrestimin e

Prokurorët specialë shqiptarë kërkuan të hënën arrestimin e një deputeti dhe ish-zëvendëskryeministër për akuzat e korrupsionit, Arben Ahmetajt duke e akuzuar atë për mosdeklarim të pasurisë dhe vepra të tjera penale.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ngarkuar me ndjekjen e zyrtarëve të lartë, bëri publike kërkesën e saj për arrestimin e Arben Ahmetajt. Ahmetaj, 54 vjeç, ishte zëvendëskryeministër dhe gjithashtu shërbeu si ministër i Financave dhe Ekonomisë në dy kabinete të mëparshme të kryeministrit socialist Edi Rama.

Si ligjvënës, Ahmetaj ka imunitet parlamentar – që do të thotë se Parlamenti së pari duhet të bjerë dakord për arrestimin e tij përpara se të ndërmerret ndonjë veprim për ndalimin e tij. Ndërkohë gjatë hetimeve janë sekuestruar përkohësisht dy vila që i përkasin Ahmetajt.

Ai po hetohet gjithashtu për kontrata koncesionare për menaxhimin e mbetjeve publike, një shqetësim serioz për qeveritë e Shqipërisë dhe një prioritet kryesor në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Një tjetër ish dhe disa zyrtarë aktualë, së bashku me dy biznesmenë, janë në gjyq për të njëjtat kontrata.

Shikoni videon e përgatitur nga gazetari Arbër Kaceli për gjashtë rastet e dyshuara nga SPAK të korrupsionit të Arben Ahmetajt: 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like tek faqja Lapsi Videos  në Facebook 

Nëse do të gjykohej dhe dënohej, Ahmetaj mund të dënohet me 12 vite burg.

Korrupsioni ka pllakosur prej kohësh tranzicionin e Shqipërisë drejt demokracisë. Një reformë gjyqësore, e miratuar në vitin 2016 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, krijoi institucione të reja që synojnë të trajtojnë korrupsionin. Shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për korrupsion të dyshuar dhe fitim të paligjshëm të pronave dhe parave. /Washington Post 

Shikoni këtë video të përgatitur gazetari Dorian Kodra sa i përket drejtësisë me regji të Edi Ramës: 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like tek faqja Lapsi Videos  në Facebook 

Të këshilluara

Rama në samitin e NATO-s në Lituani

Kryeministri Edi Rama do të niset sot drejt Lituanisë ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s që do të mbahet në Vilnius, më 11 dhe 12 korrik, ku do të jenë të...

16:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI