Flash

Miratimi i kanabisit mjekësor/ Meta e quan legalizim "de facto" të trafikut të drogës

Lapsi.al 10 July 2023
Miratimi i kanabisit mjekësor/ Meta e quan legalizim "de facto"

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me miratimin e legalizimit të kanabisit mjekësor ditën e sotme.

Sipas tij votimit nga deputetët e “rilindjes” është legalizim “de facto” i trafikut të drogës që ka pushtuar vendin, si edhe legalizimi i zbrazjes së depove me kanabis të narkotrafikantëve.

Meta shkroi në Facebook se ky votim ishte po ashtu zbatimi direkt i urdhrave të narkotrafikut, që ka kapur peng qeverisjen e vendit të kthyer në narkoshtet, si edhe një atentat ndaj shëndetit dhe të ardhmes së qindra mijëra të rinjve.

“Votimi nga deputetët e “Rilindjes” në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë të Projektligjit për Legalizimin e Kanabisit për gjoja qëllime mjekësore është legalizimi “de facto” i trafikut të drogës, që ka pushtuar vendin, si dhe legalizimi i zbrazjes së depove me kanabis të narkotrafikantëve.

Ky votim është zbatimi direkt i urdhrave të narkotrafikut, që ka kapur peng qeverisjen e vendit të kthyer në narkoshtet.

Ky votim është një atentat ndaj shëndetit dhe të ardhmes së qindra mijëra të rinjve.

Integrimi europian dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian ka marrë një goditje tepër të rëndë dhe të qëllimshme”, u shpreh Meta.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI