Flash

Komisioni i Shëndetësisë miraton ligjin për përdorimin e kanabisit mjekësor

Lapsi.al 10 July 2023
Komisioni i Shëndetësisë miraton ligjin për përdorimin

Komisioni Parlamentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miratoi në parim projektligjin për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të kanabisit dhe nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industriale.

Fidanët dhe farat që do të përdoren për këtë qëllim do të shënjohen. Kjo do t’i shërbejë agjencive ligjzbatuese për t’i gjurmuar dhe diferencuar nga çdo aktivitet tjetër i paligjshëm. Në të gjithë vendin sipërfaqja për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale nuk duhet ti kalojë 200 hektar.

Një serë nuk duhet të jetë më e vogël se 5 ha dhe më e madhe 10 hektar. Licenca do të lëshohet për 15 vjet me pa të drejtë transferimi apo tjetërsimi por me të të drejtë rinovimi. Kushtet e saj do të rivlerësohet çdo tre vjet. Legalizimi i kanabisit për qëllim mjekësor dhe industrial sipas ministres së Shëndetësisë vjen në parlament pasi mori aprovimin e 61% të qytetarëve në konsultimin publik.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI