Flash

Pasi e identifikuan mediat, policia shpall në kërkim Rexhep Rrajën

Lapsi.al 7 July 2023
Pasi e identifikuan mediat, policia shpall në kërkim Rexhep

Në filmimet e rrahjes së Jashar dhe Bilbil Majës, mes personave që qëllojnë me shkopinj bejzbolli është edhe Rexhep Rraja. Djali i deputetit socialist Rraham Rraja duket i veshur me një bluzë të zezë që qëllon vazhdimisht ndaj njërit prej personave të fisit Maja edhe pse ai është i shtrirë në tokë.

Por në njoftimin që policia shpërndau për mediat, emri i Rexhep Rrajës nuk figuront. Ai nuk ishte as në informacionet zyrtare që u shpërndanë një ditë më parë dhe as në atë që u shpërnda pas publikimit të videos. Vetëm pasi mediat e identifikuan djalin e deputetit socialist atëherë policia tha se e kishte identifikuar atë dhe e ka shpallur në kërkim.

“Në vazhdim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 06.07.2023, ku në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një grup personash kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M., dhe J. M., Policia e Shtetit ka ndaluar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shtetasi R. Rr., për të cilin janë dërguar materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Shtetasi R. Rr., është shpallur në kërkim policor dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e tij. Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje” – thuhet në njoftimin e policisë.

Policia informon se ka shoqëruar 8 persona dhe më pas ka arrestuar 4 prej tyre, ndërsa tashmë 4 janë shpallur në kërkim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI