Flash

Dalin PAMJET/ Rama shtrëngon duart me Vuçiç në Beograd

Lapsi.al 7 July 2023
Dalin PAMJET/ Rama shtrëngon duart me Vuçiç në Beograd

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Beograd ku është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Pasditen e sotme Rama ishte në Podgoricë, më herët në Sarajevë. Një ditë më parë, Rama vizitoi Shkupin dhe Prishtinën.

Në Prishtinë, Rama u prit në takim nga presidentja e Kosovës, ndërsa takimi i Ramës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk ndodhi për shkak se ky i fundit refuzoi. Turneu i Ramës përfundon me vizitën në Serbi, ku do të takohet me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç.

Në agjendën e kryeministrit shqiptar është paralajmëruar se bashkë me Vuçiçin, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. Më pas do të ketë edhe një darkë pune mes Ramës dhe Vuçiç si dhe delegacioneve. ©LAPSI.al

[video width="480" height="270" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/07/WhatsApp-Video-2023-07-07-at-20.14.11.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI