Flash

Shtrenjtohen produktet, si po përkeqësohet blegtoria në Shqipëri

Lapsi.al 5 July 2023
Shtrenjtohen produktet, si po përkeqësohet blegtoria në

Qumështi, mishi dhe drithërat janë prodhimet bujqësore dhe blegtorale që u shtrenjtuan më shumë gjatë vitit të shkuar, dhe për një pjesë nuk është ndalur ende.

Sipas indeksit zyrtar të INSTAT, një litër qumësht lope u shit gati 50% më shtrenjtë se në vitin 2021, ndjekur nga një rritje me 22% e mishit të viçit.

Sipas përfaqësuesit të Unionit Tregtar Agro-ushqimor, Theodhor Kristuli, kjo situatë është rezultat i një krize të vazhdueshme që ka detyruar shumë fermerë dhe blegtorë të mbyllin bizneset ose të largohen nga vendi:

“Përsa i përket sektorit bujqësor dhe blegtoral ka qenë një gjë e pritshme se ajo periudhë e vitit 2022 karakterizohej nga çmime shumë të larta të karburanteve, fuqisë punëtore, plehrave kimik.

Detyrimisht kjo do çoj në rritje të çmime nga 10-20% sipas sektorëve. Në dijeninë tonë një pjesë e madhe e blegtorëve 45-55% shkojnë punojnë për grekun, italianin por jo për shqiptarin. Te qumështi fermerët u goditën që në ushqimin e kafshëve”.

Kristuli sheh si zgjidhje vetëm rritjen e subvencionimit nga ana e shtetit, që aktualisht është shumë e ulët dhe në disa raste ende e pashpërndarë: “Duhej një subvencionim më i mirë nga ana e shteti.

Të paktën t’i afroheshim komshinjve tanë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë. Në të kundërt ne kemi pasur pak financim, për të thënë që një pjesë shumë e mirë nuk e ka marrë financimin. Në të gjithë botën degën e ushqimeve bujqësore financohen ndjeshëm nga shteti, ndërsa tek ne u tha që do u jepej prodhuesve të drithit 30 mijë lekë të reja për një hektarë, në dijeninë time ata nuk kanë marrë lekët”.

Blegtoria është sektori që po vuan më shumë në vend për shkak të rënies së ndjeshme të numrit të krerëve. Ndërkohë, situata e importit duket në momentet më të mira për shkak se po favorizohet nga kursi i këmbimit, duke e bërë shpesh më të leverdisshme për tregtarët t’i blejnë këto produkte nga jashtë.(A2)

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI