Flash

OBSH: Në 2050 gjysma e botës do të jetë miope

Lapsi.al 5 July 2023
OBSH: Në 2050 gjysma e botës do të jetë miope

Miopia është defekti më i zakonshëm i shikimit në botë dhe gjithnjë e më shumë njerëz pritet të vuajnë nga kjo. Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se deri në vitin 2050 kjo patologji do të jetë e prekur gjysma e popullsisë në mbarë botën.

Po pse rastet e miopisë janë në rritje. Rritja mund t'u atribuohet faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë predispozitën gjenetike dhe ndikimin e mjedisit përreth. Stili i jetesës së kohëve të fundit, si përdorimi i gjerë i pajisjeve elektronike dhe jeta në ambiente të mbyllura luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe përparimin e këtij defekti të shikimit.

Fatmirësisht miopia mund të korrigjohet në shumicën e rasteve. Përveç lenteve dhe teknologjisë popullore me lazer, ekziston edhe një mundësi tjetër: lentet intraokulare. Lentet ICL të bëra nga një material i butë, i hollë dhe i palosshëm pozicionohen midis kristalit dhe bebëzës së syrit.

"Një operacion i shkurtër që zgjat vetëm disa minuta nën anestezi lokale është i mjaftueshëm për të implantuar ICL-të dhe për të rifituar menjëherë shikimin. Efekti është praktikisht i menjëhershëm", shpjegon Sandro Soldati, okulist nga Verona e Italisë.

"Periudha e rikuperimit pas operacionit është shumë e shkurtër, duke i lejuar pacientët të kthehen shpejt në aktivitetet e tyre të përditshme. ICL-të gjithashtu ofrojnë cilësi të shkëlqyer vizuale që mbetet e qëndrueshme me kalimin e kohës. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është materiali i lenteve, i cili minimizon rrezikun e inflamacionit. Ato janë veçanërisht i përshtatshëm për të rritur dhe të rinj që mund të përfitojnë plotësisht nga liria e një jete pa probleme shikimi”, vijon Soldati.

“Kam biseduar me njerëz që kanë hequr dorë nga aktivitetet sportive dhe sociale sepse nuk shihnin mirë”, - thotë mjeku, - “apo edhe me prindër që ndiheshin të papërshtatshëm sepse nuk mund ta dallonin fëmijën e tyre në plazh: të mund të ngriheshin në mëngjes dhe të shihnin në mënyrë perfekte pa syze. Kjo është një arritje lirie për të gjithë miopët”, - thotë doktori italian. /TgCom, LAPSI.al

Të këshilluara

Shqiptari dhe greku arrestohen me kokainë

Dy të rinj, mes tyre një shqiptar, ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën me kokainë. Mediat greke raportojnë se pas hekurave ra një 20-vjeçar shqipt...

19:55

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI