Flash

Kurti e refuzoi, zbulohet kush e pret nesër Ramën në Prishtinë

Lapsi.al 5 July 2023
Kurti e refuzoi, zbulohet kush e pret nesër Ramën në

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani konfirmoi mbrëmjen e kësaj të mërkure se do presë në takim kryeministrin Edi Rama nesër në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e presidencës së Kosovës.

“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, - thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të Osmanit. Në Prishtinë Rama do të takojë edhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Më herët kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se nuk ka arsye të takojë kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së këtij nëse nuk mbahet mbledhja e dy qeverive. Ai ftoi Ramën që gjatë vizitës dy ditore në Prishtinë më 6-7 korrik, të vijohet me mbledhjen e dy qeverive që u anulua në Gjakovë.

“Unë miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Rama që ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive, e cila u anulua paarsyeshëm. Në mënyrë që këto marrëveshjet e dakorduara të mos mbeten në sirtar unë i kam propozuar kryeministrit Rama që meqë po vjen dy ditë në Prishtinë ta mbajmë edhe një mbledhje të përbashkët të dy qeverive. Për takime personale ne të dy kemi kontakt të drejtpërdrejtë. Unë jam i gatshëm të takohem me kryeministrin Rama në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo në takime të tjera” – tha Kurti.

Ndërsa Rama gjatë një deklarate për mediat pasi përfundoi mbledhja e qeverisë, nuk pranoi të komentonte refuzimin nga ana e kryeministrit të Kosovës, duke theksuar se “do të flasë për këtë çështje kur të jetë koha për të folur”, por tha se do të vizitojë nesër Prishtinën. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Kronologjia/ Pse po ia mbyllin derën Ramës në Prishtinë

Të këshilluara

Shqiptari dhe greku arrestohen me kokainë

Dy të rinj, mes tyre një shqiptar, ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën me kokainë. Mediat greke raportojnë se pas hekurave ra një 20-vjeçar shqipt...

19:55

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI