Flash

U qëllua me plumb në kokë, vdes shqiptari në Itali (FOTO)

Lapsi.al 3 July 2023
U qëllua me plumb në kokë, vdes shqiptari në Itali (FOTO)

Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të hënë në Catania të Italisë. Viktima është Kastriot Ismailaj, 27 vjeç. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ai kishte mbetur i plagosur me armë zjarri të premten. Plumbi e kishte kapur në fytyrë dhe ai ishte dërguar me urgjencë në spital.

Të shtënat ndodhën pas një zënke brenda një apartamenti në rrugën Santo Cantone, në lagjen Nesima. Së bashku me viktimën, që mësohet se ishte pa dokumente në Itali, i plagosur mbeti edhe një 43-vjeçar, i identifikuar si Carmelo Leonardi. Ky i fundit, përveç plumbit, ra edhe nga kati i dytë i godinës ku ndodhi ngjarja.

Ndërkohë, po mëngjesin e sotëm në prokurori u dorëzua një person i tretë, që dyshohet se është i përfshirë në këtë ngjarje. Giovanni Pasqualino Di Benedetto, 27 vjeç, mësohet se është me precedentë të mëparshëm penalë dhe është arrestuar me akuzën e tentativës për vrasje.

Rrethanat e gjithë kësaj ngjarjeje momentalisht nuk janë të qarta.

Mediat fqinje ngrenë disa pyetje, mes të cilave, çfarë bënte Benedetto brenda apartamentit? Nga çfarë dihet me tani, si shqiptari ashtu edhe 43-vjeçari që mbeti i plagosur ishin bashkë, në momentin e ngjarjes. Më pas dyshohet të ketë nisur një debat për çështje monetare.

Dyshimet janë se lidhet me godinën e njohur në zonë. Zyrtarisht kjo godinë është e pabanuar prej 5 vitesh dhe në emër të një gruaje e cila nuk jeton më.

Në vendin e ngjarjes hetuesit gjetën armën e krimit dhe gëzhoja, ndërsa personi i tretë (Giovanni Pasqualino Di Benedetto, 27 vjeç) ishte larguar me motor menjëherë pas plagosjes së dyfishtë. Pritet që nga marrja në pyetje e 27-vjeçarit Benedetto, të mësohen më shumë të dhëna për ngjarjen në fjalë.

Të këshilluara

Mbytet një i moshuar në plazhin e Golemit

Regjistrohet viktima e parë, që humb jetën në brigjet e Adriatikut si pasojë e mbytjes në det. Viktimë ka mbetur një i moshuar, i cili ka ndërruar jetë në breg ...

16:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI