Flash

Tani edhe Majko është kundër “Ballkanit të hapur”

Lapsi.al 3 July 2023
Tani edhe Majko është kundër “Ballkanit të

Pasi kryeministri Edi Rama vendosi t’i japë fund nismës “Ballkani i hapur” kanë nisur edhe të tjerët afër tij të flasin të pakënaqur për të. I pari është ish-kryeministri Pandeli Majko që në emisionin “Open” thotë tani se nuk e ka pritur aspak mirë idenë e Ballkanit të Hapur. Justifikohet se nuk ka folur pasi “besonte se Kosova dhe Serbia mund të merreshin vesh me anë të kësaj nisme”, por jo se kishte frikë të fliste kundër.

Sa u takon deklaratave të Ramës kur thotë se Presidentin e Serbisë e ka vëlla, ai tha se kreu i qeverisë sonë duhet besuar vetëm kur thotë se vëlla ka Hashim Thaçin. Sipas tij deklaratat për Vuçicin bëhen për arsye politike dhe diplomatike. Ndërkohë vetë ai këtë të fundit, e quan si njeriun më negativ që i ka rënë për pjesë Serbisë si president.

“Se kam pritur aspak mirë nismën. Isha i përgatitur për reagimin e Kosovës. E vetmja gjë që më mbajti të mos dilja kundër, sepse mund të dilja sepse s’kam frikë, mendoja se në tavolinë e Ballkanit të Hapur, Kosova mund të negocionte gjëra të cilat do të shmangte tavolinën bilaterale nën ombrellën e Brukselit.

Nuk mendoj që Rama e pa këtë nismë për vota! Sensi i Ballkanit të hapur është ekonomik dhe jo politik . Nuk besoj se do më shihni ndonjëherë duke duartrokitur marrëveshjet shqiptaro-serbe

Mendoj se Vuçiç është nga njerëzit më negativ që mund t’i binte për pjesë Serbisë në këtë kohë. Rama nuk është përgjegjës që Serbia zgjodhën Vuçiçin si President. Ramën besojeni kur thotë për Hashim Thaçin, nuk mund të kesh vëlla në të njëjtën kohë dhe Thaçin dhe Vuçiçin. Mos u merrni me të than për arsye politike dhe diplomatike dhe për gjëra që dhe publiku në Kosovë ka ndjeshmërinë që janë të sinqerta. Kur teshti Kosova, sëmuret Shqipëria, dhe anasjelltas”, u shpreh ai. /LAPSI.al

Të këshilluara

Lajçak këtë javë në Kosovë dhe Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, gjatë kësaj jave, me gjasë nga dita e martë, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, në pë...

18:18

Mbytet një i moshuar në plazhin e Golemit

Regjistrohet viktima e parë, që humb jetën në brigjet e Adriatikut si pasojë e mbytjes në det. Viktimë ka mbetur një i moshuar, i cili ka ndërruar jetë në breg ...

16:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI