Flash

Tentoi të vrasë burrin shqiptar me helm miu, arrestohet 46-vjeçarja italiane

Lapsi.al 2 July 2023
Tentoi të vrasë burrin shqiptar me helm miu, arrestohet

Mjekëve italianë të Riminit nisën t’u lindin dyshime pasi që prej korrikut të vitit 2022, një 54-vjeçar shqiptar ishte shtruar disa herë në spital duke shfaqur në të gjitha rastet simptoma të ngjashme me helmimin nga ilaçi kundër minjve.

Konfirmimi erdhi më pas nga ekzaminimet klinike dhe analizat e kryera nga instituti i mjekësisë ligjore të Universitetit të Padovës. Analizat dolën e gjakut të burrit dolën pozitive ndaj përbërësve aktivë të Bromadiolone dhe Coumatetralyl, elementë kimikë që përmbajnë helmet e minjve.

Më pas mjekët e kuptuan se 54-vjeçari shqiptar kishte marrë doza të substancës vdekjeprurëse përpara se të bëhej për në spital. Vetë shqiptari, i vënë përballë kësaj situate, sqaroi se nuk kishte pasur asnjë marrje me qëllim të këtij helmi.

Ai tha se personi i vetëm që mund të kishte tentuar ta helmonte ishte bashkëshortja e tij italiane. Për këtë mjekët lajmëruan policinë e cila kreu një kontroll në banesë. Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia gjeti dhe konfiskoi një shiringë me një substancë të panjohur të kuqërremtë në një sirtar të garderobës së dhomës së gjumit.

Nga analizat u zbulua se lëngu ishte bromadiolone. 46-vjeçarja italiane u ndalua dhe tashmë ndodhet në arrest shtëpie në shtëpinë e nënës së saj ndërsa i është aktivizuar edhe një byzylyk elektronik. ©LAPSI.al

Të këshilluara

I dehuri përplas disa makina në Sarandë

Policia në Sarandë arrestoi në flagrancë 28-vjeçarin A. G., 28 vjeç, pasi duke drejtuar makinën, në gjendje të dehur, ka përplasur disa automjete të parkuara dh...

17:29

Hailey Bieber rihap çështjen me Selena Gomez

Hailey Bieber ka folur sërish për “çështjen” e saj dhe Selena Gomez e ftuar në serialin ‘Bloomberg Originals’. “Unë nuk mendoj se kjo ka të bëjë me mua, Hail...

19:53

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI