Flash

Gërvalla për masat ndëshkuese të BE-së: Dërgojnë mesazh të rrezikshëm

Lapsi.al 30 June 2023
Gërvalla për masat ndëshkuese të BE-së:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, i cilësoi si “të panevojshme” masat e ndërmarra nga Bashkimi Evropian kundër Kosovës, duke theksuar se ato përcjellin “mesazh të rrezikshëm”.

Blloku evropian kanë paralajmëruar se këtë javë do të shpallin një masash ndaj Prishtinës, për shkak se kjo e fundit, siç ka thënë Brukseli, nuk ka marrë hapa për shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

“Ne mendojmë që masat e tilla janë të panevojshme për shkak se është shumë e rëndësishme që në një situatë të tillë në të cilën ndodhemi, mesazhi t’i dërgohet qartë dhe pa asnjë mundësi për keqkuptim atyre të cilët i kanë krijuar trazirat në pjesën veriore të Kosovës, në katër komunat tona”, tha Gërvalla.

Kryediplomatja kosovare tha se këto vendime të Brukselit po dërgojnë “mesazhe të rrezikshme” në Beograd.

“Personalisht mendoj që mesazhe të tilla janë të rrezikshme sepse mund të krijojnë përshtypjen te presidenti serb [Aleksandar] Vuçiq që mund të vazhdojë me të njëjtën mënyrë, të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe gjithë fqinjët e tjerë që ka rreth e rrotull”, deklaroi Gërvalla më 30 qershor.

Në mesin e masave ndëshkuese pritet të jetë pezullimi i punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Po ashtu, është paralajmëruar se do të pezullohet financimi i programeve të BE-së, mosmiratimi i projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimi i takimeve në nivele politike.

Zyrtarët evropianë kanë thënë se këto masa “nuk janë marrë me lehtësi” dhe ato mund të hiqen në rast se Kosova ndërmerr hapa drejt shtensionimit të situatës.

Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur që nga fundi i majit. Serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë, që u zgjodhën më 23 prill, në votimet që u bojkotuan nga popullata serbe.

BE-ja i ka parashtruar disa kërkesa Qeverisë së Kosovës për shtensionimin e situatës. Një prej tyre është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në veri të vendit; Kurti që t’i tërheqë njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga zonat rreth objekteve komunale, ku gjenden aktualisht; kryetarët e zgjedhur shqiptarë, të punojnë përkohësisht në ndërtesa alternative, e jo në ato komunale dhe rikthimi në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi./Evropa e Lirë

Të këshilluara

NASA planifikon të minojë Hënën

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA planifikon të minojë Hënën brenda dekadës së ardhshme, me synimin për të gërmuar dhe ndërtuar atje brenda vitit 2032. NASA ...

22:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI