Flash

Plane për fundjavë? Shihni më parë si do të jetë moti

Lapsi.al 29 June 2023
Plane për fundjavë? Shihni më parë si do të jetë

Nëse për ditën e nesërme keni planifikuar të shkoni në plazh, ndoshta do të duhet të ndryshoni plane! Sipas meteorologëve, ditën e Premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore- malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 9m/s.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore 14 deri 29°C, në zonat e ulëta 18 deri 34°C, dhe në zonat bregdetare 22 deri 34°C.

Të këshilluara

Aksident në Korçë, një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulgarec, Korçë. Mësohet se një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik-ndarësen. Si pasojë...

16:29

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI