Flash

Dyshimet e para/ Pse u ekzekutuan babë e bir në Dukagjin

Lapsi.al 29 June 2023
Dyshimet e para/ Pse u ekzekutuan babë e bir në Dukagjin

Detaje të reja janë publikuar nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën pasditen e kësaj të enjteje ku babë e bir, 57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij 31-vjeçar Eduarti nga fshati Bruçaj i njësisë Pult të Dukagjinit u ekzekutuan në pritë. Ata kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur në fshatin Bruçaj pasi vetë jetonin në Shkodër.

Mesa duket autorët kishin vepruar sipas një plani të mirëmenduar dhe me djegien e banesës u kishin ngritur kurth viktimave. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa në Shkodër u vunë re patrulla në pikat hyrëse dhe dalëse.

Gjokë Gurra ka qenë angazhuar si polic i ruajtjes së objekteve. Ora News raporton nga burime të saj se deri në këto momente dyshohet se shkak është bërë kultivimi i drogës. Zona e Pultit në Dukagjin konsiderohet si zonë e kuqe e kultivimit të drogës. Ndërsa pista e dytë është është konkurrenca për shfrytëzimin e pyjeve për prerje. Kjo pistë pasi prej rreth 15 vitesh Gjokë merrej me me biznesin e lëndëve drusore.

Gurra dhe djali i tij nuk kanë pasur rekorde kriminale dhe as gjakmarrje. Sipas të njëjtave burime deri në këto momente një person është shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e rëndë. Banesa e viktimave ishte djegur vetëm një natë më parë nga persona të paidentifikuar, me sa duket në një krim të planifikuar më herë me detaje. Ata janë qëlluar me armë zjarri dhe kanë vdekur në vend. I riu ishte baba i dy vajzave. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI