Flash

Prigozhin u arratis, por çfarë do të ndodhë me Wagner

Lapsi.al 28 June 2023
Prigozhin u arratis, por çfarë do të ndodhë me Wagner

Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, ndodhet në Bjellorusi dhe nuk do të ndiqet penalisht për rebelimin e armatosur, të pasuksesshëm, ndaj Kremlinit. Sipas Presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, ai dhe një pjesë e trupave të tij mund të qëndrojnë “për pak kohë” me shpenzimet e tyre në Bjellorusi. Catrina Doxsse, bashkëpunëtore në Qendrën për Studime Strategjike në Uashington, thotë se rebelimi përfaqësoi kërcënimin më të madh për presidentin e Rusisë.

“Pa dyshim, ishte kërcënimi më i madh për Vladimir Putinin. Megjithatë, mendoj se kërcënimi nuk qëndronte tek rreziku se mund të rezultonte në një grusht të vërtetë shteti. Kërcënimi qëndron tek dobësitë, që ekspozoi rebelimi”, - thotë Catrina Doxsee nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare

Në fjalimet e tij, pas rebelimit të grupit mercenar, presidenti rus është përpjekur të dëshmojë autoritetin e tij. Edhe pse ka kritikuar udhëheqësin e tyre Yevgeny Prigozhin, zoti Putin ka lavdëruar trupat e grupit mercenar që shmangën gjakderdhjen dhe e ndërprenë marshimin e tyre drejt Moskës. Megithatë, fati dhe kontrolli i grupit Wagner, që përfshin pasuri dhe operacione ushtarake në mbarë botën, mbetet i paqartë.

“Dislokimet e trupave të grupit Wagner dhe të gjitha operacionet e tjera ushtarake të këtij grupi janë shumë të rëndësishme për Moskën. Në thelb, gjatë viteve të fundit, operacionet ushtarake të këtij grupit kanë qënë në ballë të përpjekjeve të Rusisë për të zgjeruar ndikimin e saj gjeopolitik në Afrikë dhe rajone të tjera.

Nëse ata lejojnë që Prigozhini të vazhdojë të kontrollojë grupin Wagner, do të marrin një goditje të rëndë në pikëpamje të ndikimit të tyre gjeopolitik, vlerësimeve ushtarake dhe zbuluese dhe humbjes në terma financiar të të gjitha burimeve natyrore që kanë shfrytëzuar. Ky element i fundit është shumë i rëndësishëm për shkak të numrit të lartë të sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur Rusisë pas sulmit ndaj Ukrainës”, - thotë Catrina Doxsee.

Sipas zonjës Doxsee e gjithë kjo pasiguri, veçanërisht lidhur me rrjetet e gjera të grupit Wanger në Afrikë apo Lindjen e Mesme, përfaqëson një mundësi shumë të madhe për Shtetet e Bashkuara dhe për Perëndimin që të shkëpusin ndikimin e grupit Wanger nga këto rajone dhe të përqëndrohen në vende të tjera ku kryen aktivitete ky grup. Të hënën, Yevgeny Prigozhini kritikoi sërish ushtrinë ruse. Është e paqartë nëse ai do të jetë në gjendje të ruajë kontrollin mbi grupin Wanger. 

Presidenti rus u ka ofruar luftëtarëve të Prigozhinit t’i bashkohen komandës së ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, të largohen nga shërbimi, ose të shkojnë në Bjellorusi. Nga ana e tij, Progozhini tha, pa dhënë shpjegime të tjera, se udhëheqësi bjellorus i kishte propozuar alternativa që do të lejonin që grupi Wagner të ushtronte veprimtarinë “brenda kuadrit ligjor”, por ishte e paqartë se çfarë nënkuptonte ai me një gjë e tillë. /VOA

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI