Flash

DASH: Vendet e Ballkanit i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale. Çfarë thotë raporti për Shqipërinë

Lapsi.al 28 June 2023
DASH: Vendet e Ballkanit i plotësojnë kërkesat minimale të

Në raportin e ri të Departamentit amerikan të Shtetit, vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut – radhiten në mesin e vendeve që i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale.

Raporti thekson se nga 140 vende të vlerësuara, 72 i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale. Nga ato që nuk i plotësojnë, thuhet në raport, 25 kanë bërë përparime të rëndësishme drejt përmbushjes së këtyre kërkesave.

“Transparenca fiskale është një element kyç i menaxhimit efektiv të financave publike dhe ndihmon në ndërtimin e besimit në treg”, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, i publikuar më 27 qershor.

“Kërkesat minimale të transparencës fiskale përfshijnë posedimin e dokumenteve buxhetore që janë të disponueshme për publikun, në thelb të plota dhe përgjithësisht të besueshme”, thuhet po ashtu në raport. Raporti mbulon periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor, 2022. Vlerësimi mori parasysh informacione nga ambasadat dhe konsullatat amerikane, nga organizatat ndërkombëtare dhe nga organizatat e shoqërisë civile.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI