Flash

Betohet kryebashkiaku i ri i Mirditës, opozita bashkon votat për të marrë Këshillin Bashkiak

Lapsi.al 27 June 2023
Betohet kryebashkiaku i ri i Mirditës, opozita bashkon votat për

Nga kjo e martë e 27-qershorit, Bashkia Mirditë do të drejtohet nga Albert Melyshi. Kryetari i ri i dalë nga zgjedhjet vendore të 14-majit mori zyrtarisht detyrën duke bërë dhe betimin, ndërsa u konstituua dhe Këshilli Bashkiak.

Opozita u bashkua dhe arriti të marre dhe kryesimin e këshillit bashkiak, ky kryetar u zgjodh Aleksandër Picaku me 11 vota nga 12 këshilltarë që morën në votim.

Pas betimit si kryetar, Albert Melyshi iu drejtua zyrave të Bashkisë, ku u prit nga paraardhësi i tij Ndrec Dedaj. Melyshi kërkoj bashkëpunimin e të gjitha palëve pa ngjyrime politike për zhvillimin e Mirditës. Bashkia Mirditë do të drejtohet nga e djathta pas 12 vitesh qeverisje nga Partia Socialiste.

Të këshilluara

Moti për nesër, rikthehen vetëtimat

Për ditën e Mërkurë vendi ynë pritet të ndikohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit...

18:39

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI