Flash

Berisha: Në tetor fillon gjyqi i McGonigal, Rama do dëshmojë

Lapsi.al 27 June 2023
Berisha: Në tetor fillon gjyqi i McGonigal, Rama do dëshmojë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se në muajin tetor “Ramës do t’i hiqen petët e lakrorit”, duke theksuar se kreu i qeverisë e ka vendin në burg.

“Gjykimi i çështjes McGonigal nis në tetor, në të cilën hapen të dhënat”, u shpreh Berisha, duke shtuar se Rama do të ulet për të dëshmuar për lidhjet e tij të zeza dhe se nuk shpëton dot nga kjo aferë e tmerrshme.

“Nuk ka forcë që shpëton. Ndaj ai vërtitet. Për ironi të tij, për fatin më të zi të tij, mund t’ju them se e vetmja gjë globale është kalimi te afera McGonigal. Gjykimi i çështjes nis në tetor. Dhe është caktuar tetori si një datë në të cilën hapen të dhënat dhe hiqen petët e lakrorit. Edi Rama ulet për të dëshmuar për lidhjet e tij të zeza. Mund t’u them këtu se Mcgonigal ka kërkuar gjykim të shkurtuar në dokumentin që kam në i-pade. Nuk është e qartë akoma nëse gjykatësit kanë pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar. Gjykatësit po shqyrtojnë kërkesën. Kjo është një zhvillim tjetër në këtë proces.

Këto kisha unë për aferën e tmerrshme nga e cila Rama nuk shpëton dot. Kjo është publike. Është e qartë, më është dërguar nga një mik. Ata më kanë informuar se pasi e kanë zbërthyer. McGonigal ka dërguar të dhënë për opozitën në një kohë kur qenë në detyrë. Bilalit për 70 mijë dollarë, e dënuan me 4 vite, kurse qytetarin që kishte dhënë dollarët, e dënuan me 5 vite burg. Fotografia nuk është bërë në takim me Obamën, por jashtë. Pasi do të kishte qenë më e rëndë. Rama është i pashpresë. Atij sipas urdhrit të dhënë, që ka botuar Insider, i është hetuar çdo e-mail, çdo komunikim”, paralajmëroi Berisha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI