Flash

Avioni privat i tij ulet në Bjellorusi/ A ka nisur mërgimi për Prigozhin?

Lapsi.al 27 June 2023
Avioni privat i tij ulet në Bjellorusi/ A ka nisur mërgimi për

Të martën, mediat ruse raportuan se shërbimi sekret ka mbyllur të gjitha akuzat ndaj grupit Wagner. Shefi i mercenarëve, Yevgeny Prigozhin raportohet se ka mbërritur në Bjellorusi për të nisur ekzilin

BBC:

Një aeroplan i lidhur me Yevgeny Prigozhin- bosi i grupit mercenar ‘Wagner’, që organizoi kryengritjen e së shtunës, është ulur në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë.

BBC ka monitoruar një faqe interneti për gjurmimin e fluturimeve, e cila tregon se një avion privat Embraer Legacy 600 u ul në bazën ajrore Machulischchy pranë Minskut në orën 4.37 të mëngjesit.

Nga ky informacion nuk mund të konfirmojnë nëse Prigozhin ishte në bord.

Avioni është regjistruar në një kompani të quajtur Autolex Transport.

Departamenti amerikan i Thesarit e ka lidhur këtë firmë me Prigozhin dhe aktualisht është përfshirënë listën amerikane të kompanive të sanksionuara.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI