Flash

Viktor Orban merr meritat për lirimin e tre policëve të Kosovës

Lapsi.al 26 June 2023
Viktor Orban merr meritat për lirimin e tre policëve të

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka qenë ndërmjetësues për lirimin e tre  policëve të Kosovës dhe zbutjen e tensioneve me Kosovën. Të paktën, kështu thotë ai në një tëeet ku falenderon presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç "për përkushtimin e ndërsjelltë për paqen në Ballkan".

"Presidenti serb Aleksandar Vuçiç sapo më njoftoi se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t'i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë. E vlerësojmë shumë hapin e Presidentit @avucic , të cilën ai e mori në një periudhë sfidash serioze dhe vendim i cili është një dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik mes vendeve tona dhe e përkushtimit tonë të ndërsjellë për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit" shkruan Orban.

Në fakt, rrëmbimi i tre policëve të Kosovës brenda territorit të shtetit të tyre u krye në shenjë hakmarrje për arrestimet që ndodhën në Zveçan pas përplasjes me forcat e KFOR. Policia e Kosovës arrestoi disa nga elementët më të dhunshëm mes serbëve që qëlluan ushtarë të KFOR, policë të Kosovës dhe gazetarë.

Përgjigjia e Serbisë, që rrëmbeu tre policë dhe lirimi i tyre nga presidenti Vuçiç, tregoi jo vetëm që Serbia dirigjoi protestat e dhunshme në veri të Kosovës por edhe se Vuçiç është i gatshëm të veprojë si drejtues i një bande.

Më herët ka pasur disa kërkesa nga Shetetet e Bashkuara për lirimin e tre policëve të Kosovës, ndërsa kryeministri i Shqipërisë e quajti të papranueshme rrëmbimin e tyre në shenjë hakmarrje për arrestimet e serbëve në veri.

Pak ditë më parë, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i është lutur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të dëgjojë rekomandimin e Budapestit zyrtar dhe t’i kthejë policët e arrestuar të Kosovës në vendin e tyre.

“Me respekt, ju lus i dashur Aleksandar që ta mendoni mirë këtë. Armiqtë e Serbisë janë të etur për të dëmtuar Serbinë dhe kjo është një situatë dhe rast i tillë që mendoj se do të ishte më mirë që ju të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë për t’i kthyer ata në Kosovë”, tha Obran në Suboticë, gjatë takimit me zyrtarët e lartë të Serbisë.

Ai shtoi se kjo do t’i ndihmonte Serbisë “në kauzën e vet”.

“Prandaj, po ju kërkoj që ta mendoni këtë”, tha Orban.

Më 14 qershor, tre policë kufitarë të Kosovës u arrestuan nga forcat serbe. Serbia tha se ata u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj, por Kosova tha se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI