Flash

Video-përgjimi/ Kontradiktat mes Safet Gjicit dhe Alma K. për skandalin e Kukësit

Lapsi.al 26 June 2023
Video-përgjimi/ Kontradiktat mes Safet Gjicit dhe Alma K. për

Në historinë e video-skandalit mes Safet Gjicit dhe Alma K. ka ende disa anë të errëta që mund ta devijojnë çështjen në një hulli tjetër. Të paktën kështu mendojnë prokurorët e SPAK, të cilët nuk duken të bindur nga versioni i thjeshtëzuar që u ofrojnë protagonistët.

Në sallën e gjyqit ku u dhanë masat e arrestit, Safet Gjicin dhe Alma K. i ndante vetëm një xham. Por në shpjegimet që jep njëri apo tjetri për rrjedhën e ngjarjes që përfundoi në seks oral, i ndajnë kontradikta të forta.

Gjici ka pasur kohë të reflektojë në qeli, ku po qëndron prej ditësh. Por njësoj si në reagimin e parë, ai ende flet për “kurth”.

“Nuk kam kryer krim. Rashë në kurth. E kam dënimin për atë që bëra” i ka thënë ai trupit gjykues. Në reagimin e parë pas publikimit të video-skandalit, ai ishte më i qartë për kurthin, kur akuzoi kundërshtarët politikë.

“Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë, por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarësisht se i rënë në kurth” tha ai në datën 16 Qershor, kur edhe dha dorëheqjen nga detyra.

Lexo edhe: Seks me paratë tona/ Pse u arrestua Safet Gjici nga SPAK

Lexo edhe: Safeti s’bëri thjeshtë gojore, por palloi me lekët tona

Lexo edhe: Safet Gjici, një nga të rënët e organizatës

Por Alma K. nuk pranon se e infiltroi dikush në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit për të filmuar skenat e seksit. Versioni i saj është krejt banal, një histori e rëndomtë ngacmimi seksual, nga i cili kishte menduar të nxirrte ndonjë përfitim si financimi i projektit për strehimin e qenve të rrugës.

Në takimin e parë që kishte pasur me Gjicin ajo tha se ai e kishte ngacmuar seksualisht. Herën e dytë, kishte pranuar t’i përgjigjej pozitivisht ngacmimeve të tij, me shpresën se do të fitonte projektin. Por edhe e kishte filmuar.

“E bëra ngaqë më ngacmoi gjate takimit herën parë, vendosa ta filmoja. E bëra për tu mbrojtur” ka thënë ajo në sallën e gjyqit.

Historia mund të ketë qenë kaq e rëndomtë sa ç’e tregon Alma K. por prokurorët e kanë të vështirë ta besojnë. Procesi i përgjimit është kryer në parametrat e një profesionisti. Duke qenë se Gjici ishte i kujdesshëm për ata që priste në zyrën e tij, filmimet i kishte bërë me një gotë ku ishte fshehur kamera e fshehtë. Përveç kësaj, fakti që ajo ia ka treguar dikujt filmimet, që çuan në dorëheqjen e Gjicit por edhe në diskretitimin e saj publik, tregojnë se Alma K. nuk ka vepruar e vetme.Deri sa të sqarohen këto detaje, hetimet do të vazhdojnë paralelisht me akuzat për korrupsion ndaj Gjicit dhe Alma K, që duket se janë kontradiktorë në rrëfimet që kanë bërë në SPAK./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI