Flash

Hetimi i policëve të Shkodrës/ Dyshohet se informonin kultivuesit e kanabisit

Lapsi.al 26 June 2023
Hetimi i policëve të Shkodrës/ Dyshohet se informonin kultivuesit

Trembëdhjetë punonjës të policisë së Shkodrës, mes tyre dhe zëvendës drejtori i policisë së Shkodrës, Hajri Kushe dyshohet se kanë informuar në mënyrë të ripërsëritur kultivuesit e bimëve narkotike në 3 fshatra të njësisë administrative Ana e Malit.

Me ndihmën e policëve, kultivuesit kishin krijuar një strukturë për kultivimin e një sasie shumë të madhe bimësh narkotike në 3 fshatra të njësisë administrative Ana e Malit”.

Gjithashtu u siguronin informacione se kur do të ndërhynte policia apo dhe shmangnin kontrollin në koordinatat e duhura.

“Përveç kësaj, nga ana e punonjësve të policisë dyshohet se është bashkëpunuar me kultivuesit duke iu siguruar atyre informacione në lidhje me ndërhyjet që do të bënin punonjësit e policisë në zonë, me qëllim marrjen e masave për heqjen e bimës në kohë dhe largimin e punonjësve nga vendi i ngjarjes.

Me dashje ata kanë shmangur kontrollin në koordinatat e pasqyruara saktë në informacionet e agjencive të tjera të ligjzbatuese duke devijuar kontrollin e territorit në zonën që ushtrohej veprimtaria e kultivimit të bimëve narkotike me qëllim për t’i dhënë kohë kultivuesëve të hiqnin sa më shumë bimë narkotike, duke u justifikuar me faktin se nuk kapnin valët e internetit dhe për rrjedhojë nuk gjenin dot koordinatat" thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shkodrës.

Rasti i fundit ishte ai i 17 qershorit 2022.

"Në datën 17 Qershor 2022, forcat e policisë në zbatim të planit të masave nën drejtimin e ish shefit të krimeve P.Sh., kanë ushtruar kontroll fillimisht në fshatin Vallas dhe më pas edhe në fshatra të tjera afër tij që i përkasin njësisë administrative Ana e Malit. Në koordinatat e dhëna atyre në mënyrë të ripërsëritur në informacionet e administruara, koordinata që në fakt i kanë gjetur për rreth 45 minuta nga momenti që janë nisur për në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar parcela të tëra të mbjella me bimë narkotike, banesa të braktisura të mbushura me lëndë narkotike të tharë, si dhe ambiente të përshtatura për punë dhe fjetje të rreth 80 punonjëseve femra, të cilat duke patur parasysh sendet personale të lënë aty si dhe ushqimin, kanë qënë duke punuar dhe janë larguar me urgjencë nga ndërhyrja e policisë. Në vendin e ngjarjes është paraqitur shtetasi A.P i cili ka pranuar se parcelat i përkisnin atij, por pavarësisht këtij fakti nga punonjësit e policisë dyshohet se i janë krijuar kushtet për tu larguar nga vendi i ngjarjes duke mos zbatuar me dashje rregullat bazë të punës së punonjësit"

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër pas një hetimi të thelluar dhe kompleks, në kuadër të procedimit penal nr.951, datë 6 Korrik 2022, ka kërkuar marrjen e masave të sigurimit personal për 13 persona, punonjës të policisë së këtij qyteti.

Policët nen hetim

Pëllumb Shpati, ish shefi i seksionit për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Shkodër. Akuzohet për "Shpërdorim detyre" në bashlëpunim, “Përkrahje e autorit pas krimit”. Ndaj tij prokuroria ka kërkuar "arrest shtëpie"

Taulant Kurtaj, Ndihmës Specialist i policimit në komunitet pranë Komisariatit të Policisë, Shkodër. Akuzohet për “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim. Ndaj tij prokuroria ka kërkuar "arrest shtëpie"

Hajri Kushe – Zëvendësdrejtor i krimeve në Qarkun e Shkodrës. Akuzohet për "shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim. Prokuroria ka kërkuar pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit

-Asllan Shytaj ish shef i Komisariatit të Policisë Shkodër. Akuzohet për "shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim. Prokuroria ka kërkuar pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit

Dedim Gjeta – Shef krimesh, zv/shef i komisariatit të Shkodrës, aktualisht shef rendi i Lezhës. Akuzohet për "shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim. Prokuroria ka kërkuar pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit

Arben Dekovi- shef seksioni i hetimit pranë AMP, Shkodër –Lezhë.Akuzohet për "shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim. Prokuroria ka kërkuar pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit

Ilir Hasaj Shef i policimit në komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër. Akuzohet për "shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim. Prokuroria ka kërkuar pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit

Arben Mema, ndihmës Specialist Rendi në Komisariatin e Policisë Shkodër. Akuzohet për "shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim. Prokuroria ka kërkuar pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit

Po kështu është kërkuar “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit V. N., Gj.G., N. B., S. P. dhe A. C.,zme funksion specialistë të policimit në komunitet pranë Komisariatit të Policisë, Shkodër si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI