Flash

Kurti flet në telefon me Blinken: Diskutuam për veriun

Lapsi.al 26 June 2023
Kurti flet në telefon me Blinken: Diskutuam për veriun
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të hënë një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Siç njofton vetë Kurti, në telefonatën me Blinken u fol për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës, ku është theksuar se zgjedhjet e reja duhen paraprirë nga sundimi i ligjit. Sipas të njëjtave burime u bisedua edhe për ekstremistët e dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët. Më tej në njoftim theksohet se Kurti i ka përmendur Blinkenit konfiskimin e armatimit dhe municionit të shumtë në një makinë me targa serbe. “U fol për nevojën për zbatim të plotë, të sekuencuar drejt e pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit, si dhe për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia në Leposaviq por pasi që atyre iu ngrit aktakuza e për çfarë Departamenti i Shtetit Amerikan i pari kërkoi lirim të menjëhershëm e pa kushte. Të dy u pajtuan që të mbeten në komunikim të rregullt e të dendur në funksion të paqes e sigurisë në Kosovë e drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, - thuhet në njoftim të Qeverisë së Kosovës. Ndërsa vetë Kurti ka shkruar në Twitter: “Ishte kënaqësi të flisja sot me Sekretarin Blinken në telefon. E falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA ka dhënë vazhdimisht për Kosovën. Diskutuam situatën në veri, rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes bazë. Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt në vazhdim” – shkruan Kurti. Pak ditë më parë Blinken bëri deklarata të forta për Kurtin pas tensionimit të gjendjes në veri ndërsa ky i fundit e quajti naiv dhe të nxituar kryediplomatin amerikan. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, plagosen dy policë

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë, ku një automjet dhe një motor Policie janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë janë plagosur dy efektivët e po...

19:02

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e sotme në lagjen “Hajro Çakërri”. Një 22-vjeçar ka përplasur me motor një 11-vjeçare dhe si pasojë të dy kanë mbetur ...

19:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI