Flash

Borrell: BE masa ndëshkuese ndaj palëve nëse nuk shtensionohet situata në Kosovë

Lapsi.al 26 June 2023
Borrell: BE masa ndëshkuese ndaj palëve nëse nuk shtensionohet

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të hënën se vendet anëtare të bllokut janë shprehur të gatshëm për të ndërmarrë masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nëse nuk ka përparim për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Zoti Borrell tha blloku mirëpriti lirimin e tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës që po mbaheshin në Serbi që nga 14 qershori.

Ai i bëri këto komente pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të cilët i informoi për situatën në veri të Kosovës dhe bisedimet e javës së kaluar me udhëheqësit e të dyja vendeve në të cilat nuk pati ndonjë përparim, përveç pohimit se palët janë pajtuar për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në komunat veriore të Kosovës.

“Pajtohemi që zgjedhjet duhet të mbahen. Nuk mund të kemi kryetar komunash në zyrat që mbrohen nga forcat e NATO-s përgjithmonë, duke u zgjedhur me 2 ose 3 për qind të votuesve. Kjo nuk është një zgjidhje e qëndrueshme. Pra, nëse nuk është e qëndrueshme, duhet të zëvendësohet me zgjidhje të tjera dhe zgjidhja tjetër mund të vijë vetëm nga zgjedhjet e reja. Dhe kjo është ajo që duhet të bëjnë të dyja palët. Zgjedhje me pjesëmarrjen e serbëve, përndryshe do të jetë e njëjta situatë si sot”, tha zoti Borrell.

Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u rritën në fund të muajit të kaluar kur autoritetet nisën të zbatojnë rezultatin e zgjedhjeve të 23 prillit, të bojkotuara nga partitë politike serbe. Në komunat veriore grupe qytetarësh serbë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendosjen në zyrat komunale të kryetarëve shqiptarë. NATO-ja shtoi praninë e trupave në Kosovë pas dhunës që përshkoi protestat në veri me c’rast 30 paqeruajtës të KFOR-it mbetën të plagosur.

Javën e kaluar zoti Borrell, takoi ndarazi në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, të cilëve u paraqiti pritjet e Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës. Nga Kosova kërkohet pezullimi i operacioneve policore në ndërtesat e komunave në veri dhe që katër kryetarët e komunave përkohësisht t’i kryejnë detyrat jashtë zyrave komunale. Nga Serbia ndërkaq të sigurojë që protestuesit të largohen nga ndërtesat e komunave njëkohësisht me largimin e policisë së Kosovës.

Asnjëra palë nuk dha shenja gatishmërie për të lëshuar pe dhe zoti Borrell paralajmëroi masa të reja nëse palët nuk ulin tensionet. Masat do të jenë politike dhe financiare, tha zoti Borrell duke nënvizuar se “gjithçka duhet të jetë proporcionale dhe e kthyeshme”.

BE-ja tashmë ka vënë në jetë masa nga qeverisë së Kosovës për shkak të refuzimit të kresave për largimin e njësive të posaçme të policisë nga ndërtesat e komunave në veri dhe që kryetarët shqiptarë të punojnë nga zyra alternative.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të hënën pas një takimi me kryeministrin shqiptar Edi Rama se se është i nevojshëm një shtensionim urgjent në veri të Kosovës, sepse është në të mirë të gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Dialogu me mbështetjen e BE-së dhe zbatimi i marrëveshjes duhet të vazhdojë shpejt. Pres që Këshilli Evropian të dërgojë një mesazh të qartë këtë javë”, - shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter. Që nga fillimi i krizës diplomatët amerikanë dhe evropianë kanë kërkuar uljen e tensioneve mes shqetësimeve për ripërtëritje të konflikteve në rajon. /VOA

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI