Flash

DW: Rebelimi i Wagner, goditje e rëndë për imazhin e Putinit

Lapsi.al 25 June 2023
DW: Rebelimi i Wagner, goditje e rëndë për imazhin e Putinit

Lufta për pushtet mes presidentit Putin dhe kreut të ushtrisë së rekrutëve Wagner, Jevgeni Prigoshin që nisi marshimin drejt Moskës merr fund me një ujdi. Kremlini konfirmoi, se akuza kundër Prigoshin është tërhequr.

Asnjë dënim për Jevgeni Prigoshin dhe ushtarët e tij të trupës Wagner, tërheqje në Bjellorusi - për këtë kanë rënë dakord Kremlini dhe kreu i trupës Wagner, Jevgeni Prigoshin. Nga ana e tij Prigoshin i jep fund kryengritjes. Sipas të dhënave, Prigoshin do të shkojë në Bjellorusi, e ndaj tij nuk do të ngrihet akuzë.

Trupat Wagner janë tërhequr nga Rostovi dhe janë kthyer në kampet e tyre. Luftëtarët e trupës Wagner nuk do të ndiqen penalisht. Ujdia u ndërmjetësua nga kreu i shtetit bjellorus, Aleksander Lukashenko, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Lukashenko ofroi ndihmën e tij, pasi e njeh Prigoshin prej 20 vjetësh.

Sipas televizionit gjerman, ARD, Putini do ta ketë të vështirë të shpjegojë zhvillimet e së shtunës në Rusi. "Prigoshin do të shkojë në Bjellorusi, por nuk dihet në cilin funksion." Sipas zëdhënësit, Peskov, Putin nuk do të mbajë një fjalim të ri.

Vetëm mëngjesin e së shtunës, Putin foli në fjalim për tradhtarë dhe një thikë pas shpine, dhe tani të gjithë rebelët largohen pa asnjë ndëshkim, shkruan ARD.Në Rusi është marrë seriozisht marshimi i Prigoshin. Në Moskë u morën masa kundër terrorit, u publikuan pamje si u hapën hendeqe në autostrada, që të pengoheshin trupat Wagner.

Sipas ARD, tolerimi i një ushtrie private si ajo Wagner lidhet me atë që Putini monopolin e pushtetit të shtetit gati e dorëzoi në duar private. Prigoshin u tolerua dhe u lejua të bënte punët e pista. Si në Ukrainë, në Siri, apo Afrikë. Zhvillimet dramatike të së shtunës janë një "goditje e rëndë për imazhin e Putinit". /DW

LEXO EDHE: Pse Wagner e ndali rebelimin ndaj Putin dhe ç’do ndodhë tani

Të këshilluara

Arrestohet dhe femra e gojores me Gjicin

Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është ekzekutuar edhe arrestimi i gruas që shfaqet në videoskandalin e Gjicit, e njohur si Alma Ka...

23:23

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI