Flash

Parcela me mbi 1600 rrënjë kanabisi në Mirditë, dy të arrestuar

Lapsi.al 24 June 2023
Parcela me mbi 1600 rrënjë kanabisi në Mirditë, dy të

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Mirditës pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Në kuadër të fazës së 18 të operacionit të koduar “Imazhi” është bërë i mundur sekuestrimi i 1664 fidanë narkotikë cannabis sativa, që u gjetën në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë.

Gjithashtu, në Lezhë, nga veprimet e thelluara hetimore të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, identifikohet, kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i kultivimit të 233 bimëve narkotike cannabis sativa, të gjetura në malin e Shëngjinit dhe të asgjësuara më 31 maj 2023, gjatë fazës së 8-të të megaoperacionit “Imazhi”.

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, Policia e Lezhës ka vijuar paralelisht kontrollet në çdo skaj të qarkut, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe veprimet e thelluara hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale

Në kuadër të fazës së 18-të të këtij megaoperacioni, gjatë kontrolleve në zonën e quajtur “Bjeshkët e Xhuxhës”, njësia administrative Fan, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, gjetën në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë, 1664 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Falë veprime të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i një 55 vjeçari, banues në Kurbin dhe i një 32 vjeçari, banues në Krujë, të dyshuar si autorë të kultivimit të fidanëve në kubikë.

Ndërkohë strukturat hetimore vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kultivimit të fidanëve dhe bimëve të asgjësuara nga policia gjatë fazave të zhvilluara më parë të këtij megaoperacioni policor.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga struktura hetimore e Komisariatit të Policisë Lezhë, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i një 39 vjeçari, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është autor i kultivimit të 233 bimëve narkotike që u gjetën në malin e Shëngjinit dhe u asgjësuan në kuadër të fazës së 8-të të megaoperacionit, fazë e cila është zhvilluar më datë 31 maj 2023.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 24 vjeç, banues në Darëzezë, Fier, pasi në lagjen “Sheq i Madh...

10:15

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI