Flash

Rama: Marrëdhënia e vetme me Serbinë është lirimi i tre policëve

Lapsi.al 23 June 2023
Rama: Marrëdhënia e vetme me Serbinë është lirimi i tre

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për marrëdhëniet me Serbinë pas paralajmërimeve që bëri javën e kaluar për çështjen e ndalimit të tre policëve të Kosovës nga Beogradi.

Aktualisht Rama u shpreh se I vetmi komunikim që ka më Serbinë është vetëm për lirimin e tre policëve të marrur peng.

“Serbia se njeh fare atë kufi tani, ca kuptimi ka tani? Kjo është lajthitje shtetërore. Është pasojë e një fakti dhe prandaj në raport me ditën e djeshme edhe aleatëve ja kam bërë të qartë, pa u liruar ata të tre është e kotë që të bëhet ndonjë gjë. Unë nuk jam i ëmbël me Albinin por do bëja të njëjtën gjë.

Se është e papranueshme fare. S’janë 3 njerëz që i kanë kapur se kanë bërë krime siç janë ata që janë kapur në Kosovë. Janë 3 efektivë policie që janë kapur se pse ka kaluar një vijë kufiri që është e paqartë se ku ndodhen. Po pastaj, çfarë bën atje? Çdo komunikim me Serbinë do të jetë lironi 3 policët. Nëse nuk do të lirohen 1 vit, 2, 3 vite nuk do të këtë marrëdhënie. Nuk nënkuptoj ndalim kamioni.”- thotë Rama.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI