Flash

Ç’ndodhi/ Arian Çani vishet me të bardha për herë të parë në 20 vjet

Lapsi.al 23 June 2023
Ç’ndodhi/ Arian Çani vishet me të bardha për

Gazetari Arian Çani ka surprizuar të gjithë këtë të premte. Ndryshe nga 800 e ca emisione “Zonë e lirë” të realizuara në 20 vjet në ekrane të ndryshme ku ai ka dale me bluzë dhe xhaketë të zezë, këtë herë ka qenë ndryshe.

Çani u shfaq me këmishë të bardhë. Bashkë me të, këmishë të bardhë kishin veshur edhe 3 të ftuarit e tij të zakonshëm Ervin Karamuço, Arjan Curri dhe Ilir Kulla. Vetëm regjisori Hervin Çuli që gjithashtu është i ftuar i përhershëm i këtij emisioni nuk kishte pranuar të vishej me të bardha.

Vetë Çani ftoi publikun të dërgonte SMS për arsyet e këtij ndryshimi të pamjes. Nuk dihet nëse kjo ka për qëllim dërgimin e ndonjë mesazhi apo bëhet vetëm për arsye publiciteti dhe tërheqjeje të vëmendjes. ©LAPSI.al

Çani

Çani

Çani

Arian Çani tregon një “sekret” të dhimbshëm nga e kaluara e ...

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI